Nuk do ndërtohen më objekte në stilin barok pa marrë paraprakisht leje nga komunat ku bëhet ndërtimi. Ky vendim është marrë sot nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, duke shfuqizuar kështu nenin 50 të ligjit për planifikim urbanistik dhe hapësinor të qeverisë së mëhershme të Nikolla Gruevskit, e cila ua kishte marrë kompetencën komuanve për objektet që cilësohesin si në interes të shtetit.
Kjo mundësoi realizimin e Projektit Shkupi 2014 dhe barokizimin e dhjetëra objekteve. Mes objekteve të cilat fillimisht kanë marrë fasadë baroku kanë qenë, Qendra Tregtare e Qytetit, Biblioteka Universitare e Qytetit dhe Opera dhe Baleti Maqedonas.
Përfundimi i epokës së barokut është bërë i dukshëm pas ardhjes në pushtet të qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev. Megjithatë, kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se përmendoret e objektet e stilit barok nuk do të rrënohen, për shkak se kjo është e kushtueshme materialisht. /SHENJA/

