Lëvizja BESA ka kërkuar përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përse deri tash nuk është shkarkuar anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimi, të cilit i ka skaduar mandati. Në konferencën për gazetarë të mbajtur në Kuvend, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka thënë se bazuar në rezultatet e fundit të zgjedhjeve atyre ju takon pozita që e mban Ibrahimi, raporton SHENJA.
“Edhe pse BESA ka kërkuar përgjigje nga Xhaferi, ai veten e ka shpallur jokompetent për këtë çështje”, ka deklaruar Zendeli.
Deputeti i Lëvizjes BESA kërkoi përgjigje publike nga Xhaferi se kujt duhet t’i drejtohen për këtë çështje.
Në shkresën e publikuar më poshtë mund të shihni kërkesën e bërë nga koordinatori i deputetëve të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe përgjigjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. /SHENJA/

