Mbi 200 shahistë nga vende të ndryshme u mblodhën sot në Kodrën e Diellit për të marrë pjesë në turneun tradicional ndërkombëtarë të shahut, i organizuar nga Vizioni M.
Amosferë
Para nisjes së garave, organizatorët ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit që kanë mbështetur realizimin e këtij aktiviteti.
Atmosferë
Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe garues nga Kosova. Në një prononcim për TV Shenja, njëri prej tyre tha se është pjesëmarrës i rregullt i këtij turneu dhe se çdo vit i bashkohet këtij organizimi.
NDERIM SARAÇI – KAMPION I KOSOVËS NË SHAH
Jam kampion i Kosovës për 12 herë me rradhë, vij nga qyteti i Mitrovicës, poashtu marr pjesë edhe në ligën e Maqedonisë ku luaj për klubin e shahut anmasani. Ky klub është njëkohësisht edhe që e organizon këtë turne ndërkombëtarë mund ta quaj, Vizioni M, është viti i gjashtë që organizohet dhe për mua është çdo herë kënaqësi të marr pjesë.
Pjesë e turneut ishte edhe përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në shah, i cili foli për fillimet e tij në këtë sport dhe pasionin që e lidhi me lojën e shahut.
TONI LAZOV – REPREZENTUES I RMV-SË NË SHAH
Për shumë vite jam reprezentues i RMV-së, dmth nga kur kisha 16 vite, luaj një kohë të gjatë. Në këtë turne nuk vij për herë të parë, marr pjesë për çdo vit, për të gjashtën herë nëse nuk gaboj. Lojën e kam mësuar nga fëmijëria, nga gjyshi dhe tani jeta ime është e lidhur ngusht me lojën e shahut.
Për TV Shenja u prononcua edhe organizatori dhe njëkohësisht përgjegjësi i turneut, i cili theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për promovimin e shahut dhe bashkimin e sportdashësve.
NAZMEDIN IMERI – ORGANIZATOR
Marrin pjesë vendet nga rajoni si dhe të gjithë qytetet e RMV-së, vitin e kaluar kemi pasur rreth 180 shahist kurse këtë vit mbi 200 shahist janë paraqitur kështu që turneu ka marrë përmasa të mëdhaja, dua të falemderoj shoqatën Vizioni M. Shpërblimet për fituesin ne i kemi bë simbolike jo ndonjë çmim marramendës ose të themi 500, 600, 700 euro shkaku se ky turnir më tepër i bashkon shahistët.
Ky është viti i gjashtë me radhë që turneu organizohet në Tetovë, respektivisht në Kodrën e Diellit, duke u shndërruar në një traditë të rëndësishme për komunitetin e shahut në vend.
Mevludin Imeri /SHENJA/


