Disa pjesë të Shkupit nesër do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza.
Sipas njoftimit të EVN Maqedonia, pa furnizim me rrymë prej orës 07:50 deri në orën 09:50 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kosturska” në Komunën Butel.
Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën kryesore te marketi “Er Gros” dhe “Joni Home Center”.
Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, prej orës 09:00 deri në orën 14:30 pa furnizim me rrymë do të jenë rrugët “Emil Zola” dhe “Mishko Mihajllovski” në Komunën Kisella Vodë.
Në fshatin Kadino, Komuna Ilinden, për shkak të zëvendësimit të shtyllës elektrike dhe dy boshllëqeve, pa rrymë prej orës 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë rrugët 10 dhe 21.
Prej orës 10:05 deri në orën 12:05 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e rrugës “Kosturska”, si dhe spitalet “Sante Plus” dhe “VFV” në Komunën Butel.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike prej orës 13:00 deri në orën 14:00 është paralajmëruar edhe për një pjesë të rrugës “Varshavska” në Komunën Karposh.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informojnë se më 24 shtator nuk ka ndërprerje të planifikuara të paralajmëruara në furnizimin me ujë
The post Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë appeared first on TV-SHENJA.


