“Vitin e kaluar kërkesa e punëtorëve ishte që paga minimale të jetë më së paku 30 mijë denarë, jo pse dikujt ju ka kujtuar ashtu, por sepse të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave treguan se, vetëm me rritjen e pagës minimale bëhet presion ndaj të gjitha pagave të tjera. Dhe ne thamë, ja i keni të dhënat në tavolinë, le të ulemi të bisedojmë, të negociojmë dhe të shohim cilat janë mundësitë dhe në çfarë mënyre mund të gjendet metodologji e cila do të mundësojë që përkrah rritjes së pagës minimale të rriten edhe pagat tjera. Ata ishin tërësisht të shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve. Ne u thamë, siç na thoshin ata neve, uluni dhe dakordohuni me punëdhënësit, për cilën shumë të dakordoheni ne do ta pranojmë. Për të qenë i sinqertë, ne vitim e kaluar u morëm vesh me punëdhënësit dhe ata ishin të gatshëm që paga minimale të jetë 500 euro, me atë që kërkuan grejs periudhë për pagesën e kontributeve për dallimin rreth 100 euro, aq sa do të rritej paga minimale, nga 400 në 500. Por edhe përkrah asaj që u dakorduam, ajo nuk u pranua nga ana e qeverisë”.
The post Trendafilov: Punëtorët dhe punëdhënësit u dakorduan për pagë minimale 500 euro, por Qeveria nuk e pranoi appeared first on TV-SHENJA.


