Pas dy orëve tubim para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit.
Një pjesë prej tyre qëndroi para Kryeministrisë, pasi siç lajmëruan dhe më parë ata nuk do largohen nga sheshi dhe do qëndrojnë 24 orë aty pa u larguar qeveria dhe kryeministri Rama.


