Profesori universitar Artion Rama ka vlerësuar pozitivisht frymën dhe pjesëmarrjen qytetare në protestat e mbajtura në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si një reagim të munguar e të sinqertë kombëtar.

Duke folur në emisionin “Zoom”, prof. Rama tregoi për përvojën e tij si pjesëmarrës në protestë, duke nëvizuar se aty u bënë bashkë të gjitha moshat dhe sferat intelektuale e shoqërore për të promovuar një zgjidhje apo orientim lidhur me proceset në Gjykatën e Apelit.
“Ishte një frymë shumë e sinqertë. Diçka që i kishte munguar opinionit kombëtar shqiptar — një lloj proteste, një lloj reagimi e reflektimi kombëtar… Ky proces që erdhi tek kjo presidente dhe ligji i dhomave të specializuara, si dhe protestat, krijojnë një lloj kauze kombëtare,” tha Rama.
Rama shtoi se dekretimi i ligjit dhe rrjedhshmëria e ngjarjeve erdhën si rezultat i një logjike politike e institucionale, në një moment kritik kur Kosova përballej me rreziqe të humbjes së fondeve e grandeve ndërkombëtare.