Mijëra vetë u bashkuan sërish në ditën e 22-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Pjesë e protestës masvie këto dy ditë u bë dhe diaspora shqiptare.
Një përfaqësues i saj foli sot në podiumin e improvizuar, teksa denoncoi gjobat e policisë ndaj makinave të diasporës në dogana.
Protestuesi: Kemi ardhur për bashkim jo për përçarje. Sa kohë valëvitet flamuri keni përkrahjen tonë. Kemi marrë rrugë të gjatë, disa nuk munden me qëndru sot. Në doganë i kanë blloku i kanë vu gjoba. Sot është e dielë, kështu i shtyhet deri nesër me i pagu në postë. Vetëm bashkim dhe jo përçarje.


