06 July
Vlerësimi mesatar i provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2016/2017 është 3,39, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimit që sot i ka bërë publikë rezultatet. Rezultatet e provimeve sot janë publikuar edhe në shkolla si dhe në mënyrë elektronike në matura.gov.mk.
Nota mesatare do të jetë përfundimtare pas afatit për parashtrimin e ankimimeve që do të zgjatin nga 6 deri në 10 korriku deri në orën 15:00.
Për provimet në sesionin e provimit në qershor u paraqitën gjithsej 16.426 maturantë.

