Monika Kryemadhi është zyrtarizuar si kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrimi, vetëm dy muaj pasi Petrit Vasili zëvendësoi Ilir Metën, shkruan Top Channel. Vetë presidenti i zgjedhur e ka ndjekur konventën e mbajtur nga televizori. Kjo kur një ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi në distancë të ridimensiononte rolin e kreut të shtetit, që ai e cënoi në fushatë. Ajo që ka rënë në sy në fjalimin e Kryemadhit në konventë ka qenë falja që ajo kërkoi për bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste në këto 4 vjet. “Kërkoj falje për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Nuk reaguam…
Author: almakos
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior, në pjesët lindore kohë pas kohe era do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 36 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 34 gradë. Pason periudha e motit kryesisht me diell dhe të nxehtë.…
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet. “Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin. Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.…
Lëvizja BESA ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të kryeministrit Zaev dhe ndaj zëvendësit të tij për çështje evropiane, Bujar Osmani, ku u prezantua plani i Qeverisë lidhur me reformat. Nga Lëvizja BESA vjerësojnë se ky plan shpërfill dhe nënçmon shqiptarët, ndërsa u bëjnë thirrje BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët që të vetëdijësohen dhe të shfrytëzojnë rastin historik që kanë në dorë shqiptarët, e të mos udhëhiqen nga interesat e ngushta personale dhe grupore. “Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ia kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta…
Brenda kësaj dhomeje të zymtë e të errët banon një loke e harruar dhe e braktisur. Ditët dhe netët i ndan me vetminë e saj, në varfëri. E thyer në moshë, e lodhur fizikisht nga sëmundje të ndryshme, ajo mezi kalon pragun e dhomës së vetme të shtëpisë së saj. “Nuk kam idare, bashkëshorti ka qenë shumë i sëmurë 7 vite dhe kam shumë borxhe nëpër dyqane, kam borxhe të mëdha”. Gjendja e rënduar shëndetësore ia pamundëson lokes Rabije që të kujdeset për vete, pasi me shumë vështirësi lëviz nga shtrati. E konsideron fat nëse në dy apo tre ditë…
“Dua paqe, dua të jetoj. Këto janë fjalët e një fëmije”, shkruan në një nga letrat, me shumë gjasë të një prej fëmijëve të Srebrenicës në vitin 1994. Në letër gjendet një dorë e vizatuar dhe emri Hasan Hasanoviq, ndërsa shkruan: “Dikur ekzistonte një Bosnjë, e ftohtë dhe e uritur, por këmbëngulëse në ëndrrat e saj”. Këtë, si dhe disa letra të tjera, por edhe video-xhirime të Srebrenicës dhe Potoçarit nga viti 1994, për Anadolu Agency (AA) i shfaqi Osman Avdiç, një nga të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është hera e parë që këto letra dhe regjistrime paraqiten…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregullore të re për punën e saj por edhe mënyrën e procedurës për zgjidhjen e ankesave. Deri tash KSHZ ka punuar me rregullore të përkohshme. Në rregulloren e re, siç njofton nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca, janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së KSHZ-së. Konvokimi i mbledhjeve, obligimet dhe të drejtat e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve të KSHZ-së, procedura e marrjes së fjalës por edhe shumë çështje të tjera. “Duhet të theksohet se në këtë rregullore janë përfshirë edhe disa vërejtje të cilat kanë ardhur nga misioni OSBE…
Pika e rendit të ditës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski nuk po arrin të dikutohet. Fillimisht seanca e dakorduar për 3 korrik për shkarkim u anulua për sot, ndërsa sot kur erdhi dita për debat dhe votim të propozimit, opozita vazhdon të prolongojë pikat e tjera të rendit të ditës me fjalime procedurale të vazhdueshme vetëm që të mos arrihet në diskutimin mbi shkarkimin e Zvrlevskit. Fillimisht pika e shkarkimit ishte vendosur si e 30-ta në rendin e ditës së seancës plenare, po më pas u ngjit lart si pika e 5-të. Por, as kjo manovër nuk ishte e…
Po vazhdon sot regjistrimi në pjesën e dytë të afatit të parë nëpër shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2017/2018. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë informuar se në paraqitjen e dytë ka vende të lira për 24.529 nxënës nëpër shkollat e mesme publike në gjithë komunat në Republikën e Maqedonisë, prej tyre për mësim në gjuhën shqipe ka 7.455 vende të lira, për në gjuhën maqedonase 16.118 vende të lira, për në gjuhën turke ka 819, ndërsa për gjuhën serbe janë të lira 34 vende dhe 103 vende të lira për përsëritës. Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Zef…
Në Projektin “Përfshirja e grave të bashkësive jo shumicë në tregun e punës, kanë marrë pjesë pesë komuna të Maqedonisë: Shkup, Shtip, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir, ku janë përfshirë në trajnime gratë e bashkësive me pakicë, në tregun e punës. Projekt ky me pjesmarrjen e përfaqsuesve të CARE, ANTIKO, donator, institucione qeveritare, shfrytëzues të Projektit, si dhe veprues tjerë që ishin përfshirë në aktivitetet e Projektit. Prezantuesit paraqitën metodologjinë e posaçme, e cila u përdor për t’iu qasur grave të bashkësive etnike me pakicë, si dhe për t’I motivuar ato ta ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj punësimit, për të fuqizuar…
Odat Ekonomike janë transformuar në organ këshilldhënës dhe ndihmës të pushtetit shtetëror. Dhomë kjo që bën zhvillimin intenziv te ekonomisë së vendit. Ekspertët të ekonomisë kanë bërë të qartë se duhet të tejkalohen barierat që haset biznesi vendor, si ngecjet në sektorin publik ashtu edhe atë privat,duhet përmirësim në regullativën juridike, sundimin e të drejtës, pronën e garantua, financimin e bizneseve dhe ndihmesë nga shmangja e falimentimit, të qenit konkurues në treg brenda dhe jashtë vendi, etj, njofton Almakos. Sot, në takimin e punës, në sektorin e biznesit, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe përfaqësues…
Rasti i Sopotit kalon në duart e PSP-së. Këtë vendim sot e kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike por edhe nga Këshilli i Prokurorëve. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski vetëm në mënyrë teknike konfirmoi se rasti tani më ka kaluar në duart e Speciales pa dhënë arsyetime të tjera se si e kanë vërtetuar kompetencën. “Lënda e Sopotit është kthyer në Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe iu është dhënë udhëzime se si të veprojnë në bazë nenit 11 nga Ligji special nga kjo prokurori por edhe duke i pasur parasysh edhe pikat tjera. Kam…

