“Dua paqe, dua të jetoj. Këto janë fjalët e një fëmije”, shkruan në një nga letrat, me shumë gjasë të një prej fëmijëve të Srebrenicës në vitin 1994. Në letër gjendet një dorë e vizatuar dhe emri Hasan Hasanoviq, ndërsa shkruan: “Dikur ekzistonte një Bosnjë, e ftohtë dhe e uritur, por këmbëngulëse në ëndrrat e saj”.
Këtë, si dhe disa letra të tjera, por edhe video-xhirime të Srebrenicës dhe Potoçarit nga viti 1994, për Anadolu Agency (AA) i shfaqi Osman Avdiç, një nga të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është hera e parë që këto letra dhe regjistrime paraqiten publikisht.
Avdiç i ka marrë ato nga një ushtar holandez i cili në atë kohë ishte i angazhuar me detyrë në Potoçari. Letrat dhe xhirimet ushtarit ia kanë dhënë banorë të Srebrenicës të cilët në këtë mënyrë janë përpjekur për të komunikuar me të afërmit e tyre në pjesët e tjera të botës.
Ata janë përpjekur që atyre t’u përcjellin ngjarjet në Srebrenicë dhe Potoçari, por gjithashtu t’u thonë se ata janë mirë dhe se do të shihen një ditë me lejen e Zotit. Megjithatë, nuk dihet nëse autorët e letrave, të cilat kurrë nuk shkuan në adresën e dëshiruar, janë nga të paktët që i mbijetuan gjenocidit të Srebrenicës në korrik të vitit 1995.
Letrat e luftës nga Srebrenica që nuk u lexuan… by tvshenjaofficial
Letrat e luftës nga Srebrenica që nuk u lexuan… by tvshenjaofficial