Vijoi edhe për ditën e 23 proteta e qytetarëve kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Sakaq, në podiumin e improvizuar një prej qytetarëve foli duke i kërkuar SPAK të hetojë kryeministrin dhe pasurinë e tij.
Ndërkohë që i bëri thirrje Ramës të japë dorëheqjen pasi sovrani është në shesh kundër tij.
Protestuesi: Të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër këtij sistemi të korruptuar. Detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari dhe ndryshim. Rama ik. Dëgjojmë pretendime për presione mbi institucionet e drejtësisë. Ju lutem SPAK hetoni kryeministrin pasurinë e tij dhe të gjithë ça ka rrotull. Shqipëria e do çdo shqiptar që është këtu. Dinjiteti nuk shuhet. Partitë janë të përkohshme. Edvin Kristaq Rama nuk je fare kryeministër, je askushi. Jep dorëheqjen. Rama ik. Nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë drejtësi. Populli nuk është spektator në vendin e vet. Ne jemi sovrani. Ne jemi populli shqiptar.


