Komisioni i Venedikut prej tani e tutje do të merret me çështjen e gjuhës shqipe. Kjo pasi Qeveria e Maqedonisë, ka vendosur që pasi të përgatit propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, të njëjtin do ta dorëzojë për konsultime në Komisionin e Venedikut. Edhe pse sipas zv/kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, ligji për përdorimin e gjuhëve bën pjesë në grupin e parë të masave të propozuara që duhet të realizohen deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, mbetet e paqartë se sa kohë Komisioni i Venedikut do ta zvarrisë këtë çështje. “Në fushën e Marrëveshjes korrnizë të Ohrit, në drejtim…
Author: almakos
Pas kërkesës së deputetit të BDI-së për zyrtarizimin e martesave mes gjinisë së njëjtë, edhe kryeministri Zoran Zaev pajtohet që çështja e homoseksualëve duhet të rregullohet. Zaev tha se qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë dhe partisë që përfaqëson ai, respekton dallimet dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, duke shtuar se mbeten në qëndrimin e njëjtë dhe se në mënyrë plotësuese janë të motivuar për gjetjen e zgjidhjes. Ai ftoi ekspertë që të prezantojnë eksperienca ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, më pas të hapin debat në opinion, dhe në fund të shkohet me procedurat tjera për zgjidhjen…
05 July Rreth 83.7 % e të rinjve në Maqedoni janë të gatshëm të iknin jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Shkaqet për këtë është pakënaqësia nga kushtet në arsim,shëndetësi dhe infrastrukturë ndërsa si shkak kryesor mbetet papunësia. Këto të dhëna u bënë publike në debatin për “sfidat, perspektivat dhe potencialin e migrimeve. Të gjitha qytetet e vogla dhe të mesme në Maqedoni kanë problem me migrimin e të rinjve. Sipas hulumtimit tonë çdo i dyti i ri dëshiron të ik nga Maqedonia,dhe kjo është më alarmante në pjesën jug-perëndimorë të vendit ,ndërsa sipas të dhënave pjesa…
05 July Ministria e Arsmit dhe Shkencës ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur një ditë më parë është miratuar vendim me të cilën programi i Kembrixhit nuk do të zbatohet nga shtatori i këtij viti, siç ishte paraparë për shkollat e mesme. Nga ky dikaster thonë se zbatimi i programeve të reja mësimore kërkon analizë të thellë dhe jo zgjidhje të shpejta. Kjo, mes tjerash nënkupton dhe përgatitje të librave që shfrytëzojnë terminologji të duhur të cilat janë të qarta, precize dhe të duhura për sistemin arsimor në vend. Gjithashtu nga Ministria e Arsimit njoftojnë se koha…
05 July Serbi kontrovers, Aleksandar Obradoviq, i cili nga Qeveria në Shkup mori me procedurë të përshpejtuar shtetësi maqedonase është në lojë për postin e drejtorit në kompaninë shtetërore për prodhimin e energjisë, ELEM. Këtë personalisht e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Aleksandar Obradoviq është kuadër cilësor në fushën e energjetikës, por kjo nuk do të thotë se me automatizëm do të jetë drejtor ose jo. Po, ai është një prej opsioneve për drejtor të ELEM-it. Por, ne ende nuk e dimë se kush nga subjektet politike, vallë ekspertët vendor, do të marrë përgjegjësinë ndaj ndonjërit institucion. Është shumë herët…
05 July VMRO-DPMNE-ja në Kuvend propozoi ndryshime në ligjin për media, identike me iniciativën e dorëzuar kohë më parë nga LSDM-ja. Opozita nëpërmjet të iniciativës kërkoi ndërprerje të taksës radiodifuzive, financimin e servisit publik direkt nga buxheti i shtetit si dhe përfshirjen e portaleve në ligjin për mediat. Qëndrimi i tyre mbi këto çështje mbetet i njëjtë si gjatë negociatave të Përzhinës por qëllimi, sipas tyre, është nxitja e debatit për premtime të cilat shumica i ka harruar. Sot ne e lëshojmë në procedurë këtë ligj identik ashtu siç LSDM-ja e lëshoi para dy vitesh kur ishte në opozitë në…
05 July Shkarkimi i Kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski si duket do të përjetojë fatin e seancës konstituive të Kuvendit. Ndonëse fillimisht shkarkimi i Zvërlevskit ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, deputetët ndryshuan rendin e ditës duke e vendosur si pikë të pestë. VMRO-DPMNE-ja përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në Ligjin për Prokuror Publik. Të ju rikujtojmë një premtim zgjedhor të së paku dy personaliteteve të LSDM-së. Ai është premtimi i socialdemokratëve të cilët kishin deklaruar se me ardhjen e tyre në Qeveri do të mundësojë që propozimi dhe zgjedhja…
05 July Pas 10 vitesh në Komunën e Shuto Orizares do të fillojë punën një gjinekologe, me çka merr fund problemi shumëvjeçar dhe sigurohet mbrojtje shëndetësore për gratë e kësaj komune. Nga java e ardhshme në Shuto Orizare do të nis punën Vjollcë Mbiarra. Banoret e kësaj komune mirëpresin zgjidhjen e problemit, pasi thonë se me vite të tëra është dashur të bredhin nga njëra klinikë në tjetrën për të bërë kontrollet. “Nuk kishim doktor, nëse duhej diçka urgjent duhej të shkonin nëpër spitale tjera. Më vjen shumë mirë që do të ketë sepse kishim më të vërtetë nevojë”. “Duhet…
Prokuroria Speciale Publike ka parashtruar 20 ankesa për vendimet e këshillave penal me të cilat u refuzuan kërkesat për paraburgim ose masat për përkujdesje. Sic informuan nga PSP, ata ankohen për mos caktimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastet “TNT”, “Treqind”, “Tenderët”, “Trajektorja”, “Total” dhe “Titanik 3” me të cilat, në vend që të caktohet paraburgim për të akuzuarit, në mesin e tyre për ish zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski, ish ministren e Kulturës Kançevska Milevska, kryetarin e komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas, Këshilli Penal ua morri vetëm pasaportat. PSP është ankuar edhe për…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregulloren e punës së KSHZ-së, i cili do të jetë pothuajse i ngjashëm më dokumentin e përkohshëm me të cilin ka punuar deri më tani. Në rregulloren e re janë implementuar vetëm disa ndryshime të rekomanduara nga OSBE OHIDR dhe ekspertët. KSHZ-ja sot ka miratuar edhe udhëzimin për shqyrtimin e ankesave. Nga ana tjetër edhe Qeveria ka deklaruar se ka pranuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe komisionit të Venedikut për të mbështetur KSHZ-në, në konsolidimin e brendshëm në prag të zgjedhjeve lokale, sidomos në azhurimin e Listës zgjedhore. Rregullorja përfshinë edhe disa vërtetje …
05 July Këshilli i komunës së Bogovinës ka dështuar të zgjedh ushtruesin e detyrës kryetar komune. Edhe përkundër faktit që mbi 500 të punësuar në arsim dhe administratën e komunës tanimë dy muaj nuk kanë marrë pagën, Këshilli komunal nuk ka mundur të sigurojë kuorumin për shkak të mungesës së këshilltarëve të LR-PDSH-së. Tetë këshilltar ishin prezent pra nuk mundëm të formojmë shumicën prej 10 këshilltarëve dhe për fat të keq nuk sollëm rezultat të mirë për qytetarët sikurse prisnin. Mua më vjen keq që opozita e bojkotoi këtë, ata me siguri bëjnë politikë por me qytetarët nuk bëhet politikë…
Qeveria ka sjellë vendim për shfuqizimin e programit Kembrixh në shkollat e mesme publike. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se përcaktimi i saj dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është arsimi bashkëkohor dhe programe mësimore me cilësi të lartë për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në vend. Futja e kurrikulave të reja, thuhet në njoftim, kërkon analizë të proceseve, jo vendime të nxituara, që mes tjerash nënkupton përgatitjen e teksteve shkollore duke përdorur terminologjinë e duhur, që janë të qarta dhe të sakta dhe që janë të përshtatshme për sistemin arsimor të vendit. Nga shkaku i afatit të shkurtër kohor…

