Qeveria ka sjellë vendim për shfuqizimin e programit Kembrixh në shkollat e mesme publike. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se përcaktimi i saj dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është arsimi bashkëkohor dhe programe mësimore me cilësi të lartë për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në vend. Futja e kurrikulave të reja, thuhet në njoftim, kërkon analizë të proceseve, jo vendime të nxituara, që mes tjerash nënkupton përgatitjen e teksteve shkollore duke përdorur terminologjinë e duhur, që janë të qarta dhe të sakta dhe që janë të përshtatshme për sistemin arsimor të vendit. Nga shkaku i afatit të shkurtër kohor për të siguruar standardet e lartpërmendura dhe për të shmangur situatat e padëshiruara në arsimin e mesëm, Qeveria vendosi të shtyjë fillimin e programit të Kembrixhit në shkollat e mesme për vitin shkollor 2018/2019. /SHENJA/
Data 22.06.2026
Aktuale
- QMK: Dy zjarre aktive në vend, janë shuar tetë
- FOTOLAJM/ Ja kush i bashkon mijëra shqiptarë në shesh: “Populli ndan kafshatën për Atdheun”, “Politikanët ndajnë Atdheun për interes”
- Dita e 23-të e protestës historike, Vatnikaj: Dorëheqja e Ramës është kërkesë e panegociueshme!
- DAP: Do të ketë një ndërprerje të përkohshme në sistemin “TVSH-ja Ime” për shkak të një përmirësimi teknik
- Siljanovska-Davkova: Pa financa, nuk ka gjyqësor të pavarur dhe efikas
- “Protesta është kthyer në atraksion turistik”- Protestuesi: Turizmin e dëmtojnë plehrat kudo! Vendin udhëhiqet nga horra që vetëm vjedhin
- (VIDEO) Muaji i Çamërisë, shpërndahen trëndafilë në Sheshin Skenderbeu në Shkup
- Rikonstruimi / Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, çka i takon VLEN-it e çka VMRO-së?

