Sot rreth orës 4 të mëngjesit janë përfshi nga zjarri tre lokale që ndodhen në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në pjesën qendrore të qytetit, raporton Flaka Zjarri ka përfshi një butik, një shitore për këpucë dhe një librari. Dëme më të mëdha materiale kanë pësuar shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, ndërsa më pak dëme ka pasur në librarinë “Evropa 2000”. Kulmi i objektit ku ndodhen shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”, është shkrumuar, kurse zjarri ka përfshi mjediset e dyqaneve dhe për pasojë është djegur inventari dhe malli që ndodheshte aty. Dëmi llogaritet i madh, ndërsa…
Author: almakos
Takimi i djeshëm i ministrit Ramiz Merko me me z.Ray Power kishte për qëllim ngritjen e biznes klimës në vend. “Sot realizova takim me kryetarin e dhomës së “Grupit të Biznesit Britanik në Maqedoni” z.Ray Power i cili njëkohësisht ështe edhe drejtor gjeneral (CEO) i kompanisë Power Resources Group (PRG) Plc, i shoqëruar nga z.Marin Gavrilovski, anëtar i Komitetit drejtuesi së këtij grupi. Kompania Power Resources Group (PRG) Plc është kompani industriale dhe komerciale, që vepron në fushën gjeologjike, bën analizën e lëndës së parë, përpunimin e metaleve dhe lëgurave të posaçme dhe bën shitjen e këtyre materialeve në industrin e…
Edhe nata e kaluar ka qenë e trishtueshme për banorët e rajonit të Ohrit. Megjithatë, lëkundjet e tokës kanë qenë më të rralla se netëve të kaluara. Gjatë natës ka pasur tërmete prej 2.9 dhe 3.1 shkallësh, të cilët e kanë pasur epiqendrën 6 kilometra nga qyteti i Ohrit, ndërsa me thellësi prej 10 kilometrave. Deri tash nuk ka pasur ndonjë informacion për të lënduar. /SHENJA/
Kuvendi sot në fillim prej ora 12.00 do ta vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën debatohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë së Administratës. Krahas zgjedhjes së Gligorovit, në rend dite të kësaj seance është edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski. Në seancën e djeshme zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Alleksandar Bajdevski, u shpreh se Gligorovi i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe konsideron se është i përgjegjshëm dhe se në mënyrë profesionale do ta ushtrojë punën e vet. Opozita, VMRO-DPMNE vlerësoi se zgjedhja e Spase Gligorovit do të jetë e paligjshme dhe se…
Ndërron jetë edhe një ish ushtar i UÇK-së nga Tetova, me çrast SHVL-UÇK ka ngushëlluar familjarët: E dashura dhe e pikëlluara Familje e ushtarit Daut Jakup Qazimi. Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve dhe të Plagosur të Lirisë. Të nderuar bashkëluftëtarë, shokë dhe miq të pranishëm në këtë ditë përcjellse dhe lamtumire të shokut tonë, i cili në moshë, trimëri dhe kontribut kishte diferencë të duhur kundrejt nesh ! Daut Qazimi u lind në 20 nëntor, 1958 në Përshefc, në një familje bujare dhe me tradita të pakrahasueshme atdhetarie, shkruan Gazeta Lajm. I lindur në muajin e nëntorit 46 vite…
Debat “Ombudsmani – midis qytetarëve dhe institucioneve” do të mbahet sot në Tetovë në organizim të OJQ Infoqendra dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë. Në diskutim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë avokati i popullit Ixhet Memeti, gazetarja Gordana Duvnjak dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovska. Debati, sipas organizatorëve, do të tentojë të japë përgjigje në pyetjet, siç janë nëse dhe si Ombudsmani i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore, nëse qytetarët e njohin Ombudsmanin si mbrojtës të tyre, nëse institucionet shtetërore…
Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të shikojë se si implementohen disa projekte të financuara përmes BE-së në fshatrat Zhelinë dhe Bërvenicë në kuadër të fushatës “BE për Ty”. Zhbogar së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi do ta vizitojë stacionin e pompës në Zhelinë me të cilën duhet të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë në komunë e cila është bashkëfinancuar nga BE-ja, ndërsa së bashku me kryetarin e komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, do të bëjë kontroll në rrugën lokale Miletino-Çellopek, e cila po rikonstruohet me grant nga BE-ja dhe në ndërtimin e shkollës së re…
06 July Edhe gjatë natës së kalua banorët e Ohrit nuk patën qetësi nga tërmetet dhe pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë banesave të tyre. Tërmetet edhe pse janë rralluar disi nuk kanë munguar as gjatë natës së kaluar. Tërmeti i fundit është regjistruar para disa orëve me intensitet më të vogël se të tjerët, 2.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Ohër dhe me një thellësi prej 2 kilometrave. Gjatë natës ka pasur tërmet edhe më të fuqishëm prej 2.9 dhe 3.1 të shkallëve me epiqendër 6 kilometra nga qyteti i Ohrit…
06 July Në Kuvend vazhdon edhe sot debati për iniciativën e qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski. Ky debat është hapur që dje në Kuvend dhe vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj kryetari i Kuvendit vendosi që seancën ta shtynte për ditën e sotme në orën 12:00. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend shkarkimi i Zvërlevskit ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, por deputetët ndryshuan rendin e ditës duke e vendosur atë si pikë të pestë. VMRO-DPMNE-ja përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me…
06 July Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare kryesisht në drejtimi të veriut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 36 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtim të veriut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë.
Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon seanca e gjashtë, ku në rend dite është edhe pika e rendit të ditës së shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Dje, kjo çështje nuk u arrit të diskutohet, ndërsa pati ankesa se deputetët e VMRO-së e zvarritën këtë çështje. Ndërkohë, sot në Kuvend pritet të deklarohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë për Administratë. Gjatë diskutimit të mbrëmshëm, zv. ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski, theksoi se Grigorov i plotëson kushtet ligjore dhe se me përgjegjësi e profesionalizëm do t’i kryej obligimet e punës. Mirëpo, opozita nuk…
Monika Kryemadhi është zyrtarizuar si kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrimi, vetëm dy muaj pasi Petrit Vasili zëvendësoi Ilir Metën, shkruan Top Channel. Vetë presidenti i zgjedhur e ka ndjekur konventën e mbajtur nga televizori. Kjo kur një ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi në distancë të ridimensiononte rolin e kreut të shtetit, që ai e cënoi në fushatë. Ajo që ka rënë në sy në fjalimin e Kryemadhit në konventë ka qenë falja që ajo kërkoi për bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste në këto 4 vjet. “Kërkoj falje për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Nuk reaguam…

