Nga ministria e Arsimit thonë se regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në afatin e dytë, nuk është përmbushur numri i nxënësve dhe se ka shumë vende të lira. Por, edhe drejtorët e gjimnazeve e pohojnë një gjë të tillë. Drejtori Xheladin Muça, i shkollës “Ibrahim Temo”, në Strugë, në një intervistë për Almakos, për afatin e parë tha se interesimi ka qenë i ulët dhe se kriteret, në bazë të kuotës së pikëve, për pranimin e nxënësve nuk janë përmbushur, kështu që ka disfalifikuar një numër të madh të nxënësve. Por, edhe për afatin e dytë, të Korrikut, shpreh të njejtin shqetësim.
“Në afatin e dytë janë parqitur vetëm 35 nxënës, në paralelen e gjuhës shqipe, ndërsa 3 janë pranuar. Në gjuhën Maqedone 14 janë paraqitur, ndërsa 7 janë pranuar. Për paralelet në gjuhën turke 6 janë paraqitur, asnjë nuk është pranuar. Kjo do të thotë se nuk e kanë plotësuar kuaotën e pikëve”, thotë Muça.
Ndërsa, gjithësej në afatin e dyte ai jep shifra, të cilat nuk korespondojnë me numrin, i cili është planifikuar për 10 paralelet, për tre komunitet asaj shqiptare, maqedone dhe turke.
“ Në paralelet e gjuhës shqipe, gjithësej për dy afatet janë regjistruar 88 nxënës, në paralelen për gjuhën maqedone, në atë maqedone 65 nxënës, ndërsa për turqit arrin vetëm dy numri i nxënësve, në të dy afatet”, tha drejtori Muça.
Ai shton se këtë vit janë paraqitur më shumë, por shumica nuk i plotësojnë kushtet, prandaj nuk kanë arritur të regjistrohen në gjimnazin e Strugës.
Fati i nxënësve, të cilët nuk arrijnë ta plotësojnë numrin e pikëve, që ka dhënë si kriter ministria e arsimit, drejtori Muça thotë se për këtë shqetësim i drejtohemi ministrisë.
“Ne dërgojmë këtkesë deri te ministria, mirëpo këtë vit, siç edhe shoh në faqen zyrtare, për afatin tjetër minimizohet numri i pikëve. Ndërsa, nga përvoja e vitit të kaluar, ne kemi bërë kërkesë për nxënësit që nuk kanë arritë kriterin, por nuk na është dhënë përgjigje dhe ne kemi qenë të detyruar që t’i pranojmë edhe për përmbushjen e numrit, në paralelet tona. Por, ne i kemi regjistruar ato nxënës. Tashmë shkollimi i mesëm është edhe i detyrueshëm. Nuk kemi patur problem, për këtë vit nuk dihet, por me gjasë do të veprojmë njejtë,. Gjithsesi, duhet të kemi kujdes ndaj sanksionimeve”, thotë Muça.
Drejtori i gjimnazit të Dibrës, Qeram Lleshi thotë për Almakos se në afatin e dytë ka patur më shumë të interesuar nga nxënësit e vitit të parë.
Sekretari Shaban Allajbegu, i shkollës “28 Nëntori”, në Dibër, thotë se ka patur pak të interesuar edhe në muajin korrik.
“Nxënësit e vitit të tretë dhe të katër, mbeten në shkollën tonë, edhe pse më herët ka patur nxënës që janë transferuar jashtë vendi ose jashtë shtetit. Ndërsa për vitin e parë, këtë vit janë paraqitur 19 nxënës, ku 16 janë shqiptar dhe 3 maqedon, për datën 5 Korrik, por janë pranuar gjithsej 15 nxënës, pra që i plotësojnë kushtet 13 shqiptar dhe 2 në paralelen maqedone. Është numër i vogël, por ne jemi të bindur se sipas të dhënave të tetvjeçares, do të arrihet numri që kemi parashikuar, për 5 paralelet shqiptarët dhe 4 për maqedonasit ”, tha Allajbegu, për Almakos.
Ai shton se brenda këtyre dy afateve, në gjimnazin e Dibrës janë regjistruar në paralelet e gjuhës shqipe, gjithsej 19 nxënës, për gjuhën maqedonase vetëm 11 nxënës.
Ndërsa, të dhënat nga Ministria e Arsimit thonë se në paraqitjen e dytë nga afati i parë i regjistrimit, i cili u realizua dje, në shkollat e mesme publike në vitin e parë të vitit shkollor 2017/2018 janë regjistruar 3.151 nga 6.288 nxënës të regjistruar. Pas dy paraqitjeve në afatin e parë të regjistrimit (28-29 qershor dhe 5 korrik) janë regjistruar gjithsej 14.608 nxënës, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rezultatet për nxënësit e regjistruar në paraqitjen e dytë janë publikuar sot. Prej 3.151 nxënësve të regjistruar, 2.639 janë në gjuhën mësimore maqedonase, njofton Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com

