06 July
Konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë së Shkupit përfundon sot. Për mandat të ri prej katërvjeçar sërish ka konkurruar Gordana Geshkovska, e cila gjatë katër viteve të kaluara ishte në krye të këtij institucioni. Ajo për Alsat M nuk dinte të tregojë se kur do të ishte zgjedhja dhe kur Këshilli i Prokurorëve planifikon të thirr seancë. Geshkovska është e njohur për opinionin për rastet Monstra kur kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ajo drejtonte rastin Merimenga kundër pronarit të televizionit A1 si dhe rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov. Jozyrtarisht, Këshilli i prokurorëve pasi të përfundojë sot konkursi, gjatë periudhës së ardhshme do t’i intervistojë kandidatët të cilët janë paraqitur për kryetar të kësaj prokurorie. Procesi i intervistave mund të zgjas gjatë tërë korrikut e më pas të thirret seancë e Këshillit të Prokurorëve e të votohen propozimet.
Alsat-M

