Author: almakos

Në fshatin Çellopek që ndodhet në rrugën e Ilindenit në Tetovë, pjesëtarë të Policisë së Tetovës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 31 vjeçarit Z.A. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të gjykatës në dhomën e gjumit kanë gjetur 25 tableta në formë të zemrës, një matëse prej metali, mbetje të një materie bimore të panjohur, ndërsa në koridor kanë gjetur edhe një qese prej plastike ku ka pasur materie bimore. Gjithçka që është gjetur është foto-dokumentuar dhe me urdhër është marrë, ndërsa personi 31 vjeçar është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin publik është mbajtur për…

Lexo më Shumë

07 July Gjuha e urrejtjes nuk paraqet  krim në vete në Kodin Penal, ndërsa në prokurori dhe gjyqësi nuk ekziston asnjë aktgjykim që zbatohet, për çka janë të patjetërsueshme ndryshime ligjore, të cilat do të përmbajnë definicion të gjuhës së urrejtjes. Edhe Ligji për Shërbime Audio dhe Audiovizuele e ndalon përdorimin e gjuhës së urrejtjes por nuk parashikon sanksione për shkelësit e rregullave. Prokuroria dhe Gjyqësia janë treguar indiferente. Të gjithë në jemi dëshmitarë se në periudhën e kaluar  gjuha e urrejtjes ka qenë e pranishme në fjalimet publike dhe mediatike, megjithatë deri më sot nuk ekziston asnjë gjykim për…

Lexo më Shumë

Zyra Evropiane për Statistikë Eurostat, ka porositur se Maqedonia vonohet pesë vjet me regjistrimin e popullësisë. Sipas Pjeter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit, regjistrimi nuk është një operacion politik, por statistikor dhe duhet të zbatohet vetëm me persona, të cilët gjatë kryerjes së regjistrimit do të gjenden në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë më shumë se një vit jashtë vendit, raporton SHENJA. Ai ka thënë se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

“Edhe pse është vendosur para një kohe relativisht të shkurtër dhe ka një kosto tejet të lartë megjithatë, e njëjta ka filluar që të shkatërrohet dhe ti bien gjethet”. Organizatat për mbrojtjen e ambientit kanë kritikuar autoritetet e Komunës së Tetovës për mosmirëmbajtjen e myshqeve që kanë për qëllim pastrimin e ajrit Kam, kontaktuar me aktivistë të Eco Svestit nga e cila është vënë ky instilacion dhe nga ta, u informuam se gjatë muajve të kaluar ky instilacion është ujitur rregullisht por, gjatë javëve të fundit edhe përkundër dhjetëra mesazheve nga ana e tyre përmes sms emailave dhe telefonatave direke,…

Lexo më Shumë

Javorja Fokus në edicionin e fundit shkruan se opinioni do të befasohet dhe tronditet nga dëshmitarët e Prokurorisë Speciale Publike që do të dëshmojnë kundër udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së. Sipas Fokusit, dëshmitarët sy më sy do të përballen me të pandehurit, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë. Javorja shkruan se ata nuk kanë kërkuar që të jenë të mbrojtur, sepse ashtu ekziston mundësi më e madhe që identiteti i tyre të njihet lehtë. Specialja disa herë ka kërkuar ndryshime në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, përmes të cilit vetëm Janeva do ta dinte identitetin e atyre që do të vendosin…

Lexo më Shumë

Higjiena dhe kushtet e përgjithshme në Klinikën e Gjinekologjisë dhe atë të Traumatologjisë nuk janë në nivelin e duhur. Këtë e ka treguar inspektimi i paparalajmëruar i Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë në pesë klinika të Shkupit. Në shënjestër përveç Gjinekologjisë e Traumatologjisë ishin edhe  Qendra e Urgjencës, Ortopedia dhe Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit. Gjatë mbikëqyrjes në Klinikën e Gjinekologjisë është konstatuar se gjendja e përgjithshme sanitare higjienike nuk është në nivelin e duhur, ndërsa mbeturinat mjekësore nuk selektohen sipas rregullores. Gjithashtu edhe në Klinikën e Traumatologjisë gjendja e përgjithshme…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Louisa Vinton, kanë bërë hapjen e  “Qendrës së Inovacionit Shkup”. Këtu bëhet fjalë pë  dy pilotprojekte, në të cilat do të punohet për parandalimin e ndotjes  së ajrit dhe trajtimin e mbeturinave. Ky projekt rajonal i cili realizohet edhe në Armeni, Gjeorgji dhe Moldavi kap vlerën prej 360.000 dollarë amerikan dhe përkrahet nga qeveritë e Sllovakisë dhe Turqisë, raporton Anadolu Agency. Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, në hapje e qendres inovacioni të Qytetit të Shkupit, -Skopje Lab tha se në këtë mënyrë qyteti përmirëson komunikimin…

Lexo më Shumë

Seri e re prej gjashtë tërmeteve në natën e kaluar sërish e tronditën rajonin e Ohrit. Më i forti me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:18 minuta. Dy minuta para këtij tërmeti  është evidentuar edhe një me Magnitudë të Rihterit me 3,3 ballësh. Katër tërmete të tjera ndodhën në orën 1:07 minuta pas mesnate me magnitudë prej 3,3 ballësh, në orën 2:52 (2 ballë), në 4:32 (3,1 ballësh) dhe në 6:54 me magnitudë prej 2,8 ballësh. Epiqendra e të gjitha tërmeteve ka qenë në rajonin epiqendror të Ohrit. Nga data 18 qershor…

Lexo më Shumë

“Ne si lëvizje BESA do të kërkojmë me çdo kusht që Ligji për gjuhën shqipe të miratohet deri në fund të muajit korrik, pavarësisht se si do te jetë mendimi i Komisionit të Venecias. Dërgesa e Qeverisë deri të Komisioni I Venecias për të kërkuar mendim nga ky komision është vetëm një lojë e LSDM-së që të shkon në zgjedhjet lokale pa e mbyllur çështjen e miratimit të gjuhës shqipe”, ka deklaruar Afrim Gashi, nga Lëvizja Besa

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë duhet ta shqyrtojë ribalancin e Buxhetit për vitin 2017. Kryeministri Zaev tha se pret që ribalanci të miratohet në Kuvend para 2 gushtit. Sipas tij, me ribalancin Qeveria do të përpiqet të rialokojë denar më tepër nga shpenzimet joproduktive për mbështetje të ekonomisë, pagesës së detyrimeve të mbetura dhe përmirësimit të të tjerave, aspekte të reja siç janë projektet kapitale, biznesi, vendet e reja të punës për të rinjtë. “Duam që ribalanci të vendoset në supozime reale, në projeksion të saktë të të ardhurave. Intenca jonë është që të mos ketë kurrfarë…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 18, ndërsa e ditës prej 31 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do ta ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius. Pason periudhë e motit kryesisht me diell dhe e nxehtë. Në orës e pasdites në pjesët malore do të…

Lexo më Shumë

06 July Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në një prononcim për Alsat deklaroi se me kërkesën që deputetët e VMRO-DPMNE-së i dorëzuan atij për formimin e dhjetë grupeve parlamentare, de fakto, ata e njohin atë si kryeparlamentar. Xhaferi shtoi se formimi i dhjetë grupeve nga i njëjti koalicion zgjedhor nuk është praktikë e Kuvendit por është formë e duhur për të penguar punën në seanca, nëse ky është qëllimi i tyre. Ai madje shtoi se nuk ka mekanizma për të penguar obstruksionet e mundshme të tyre të cilat do të jenë në kuadër të Rregullores së Kuvendit. Alsat-M [embedded content]

Lexo më Shumë