Një aksident është shënuar në Durrës gjatë një aksioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Mësohet se personi i kërkuar, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, është përplasur me 4 automjete të parkuara në zonën e tregut të fruta perimeve. Pas aksidentit, i kërkuari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.


