Zyra Evropiane për Statistikë Eurostat, ka porositur se Maqedonia vonohet pesë vjet me regjistrimin e popullësisë. Sipas Pjeter Everaers, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar të Eurostatit, regjistrimi nuk është një operacion politik, por statistikor dhe duhet të zbatohet vetëm me persona, të cilët gjatë kryerjes së regjistrimit do të gjenden në territorin e Maqedonisë dhe nuk janë më shumë se një vit jashtë vendit, raporton SHENJA.
Ai ka thënë se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes. Sipas tij, normalisht, regjistrim i popullatës dhe shtëpive kryhet në çdo dhjetë vjet. Regjistrimi i fundit popullësisë në Maqedoni është kryer në vitin 2002, ndërkohë në vitin 2011 ka pasur tentim për regjistrim të ri të popullësisë por i njejti ka dështuar. Që nga atëherë nuk është ndërmarrë iniciativë për regjistrim të ri të popullësisë. Në Entin Shtetëror për Statistikë, akoma figurojnë të dhënat e regjistrimit të popullësisë. /SHENJA/

