Pritjet në vendkalimin tonë më frekuentues kufitar “Bogorodicë” mëngjesin e sotëm janë dhjetë deri 15 minuta sa nevojiten për formalitetet e detyrueshme, para se gjithash për verifikim të dokumenteve të udhëtimit, informuan nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare. Momentalisht në VK “Bogorodicë” nuk ka kolonë sikur për uikende të vazhduara dhe kalim të kufirit nga ana jonë kryhet shumë shpejt. Kolona e automjeteve nuk është e gjatë, më saktë deri para rampës në kufi ose platesë së kazinosë “Flamingo” që ndodhet njëqind metra nga vendkalimi kufitar. Nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare thonë se fluksi i automjeteve në valë është…
Author: almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet. Gruevski poashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmoj të kundërtën. “VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitor në Maqedoninë perëndimore. Njerëz shqiptarë që ishin pa punë u punësuan. Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje poashtu edhe në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë, dhe jo rastësisht pas sulmeve të…
Nga viti 2006 e deri në fund të vitit 2016 investimet e huaja direkte sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) kapin shifrën totale prej 2.7 miliardë euro, ndërsa gjatë këtyre10 viteve më së shumti investime kanë ardhur nga Holanda. Investimet e përgjithshme holandeze arrin vlerën prej 438 milionë euro, ndërkohë Franca është shteti që më shumti ka patur transfer parash drejt firmave amë në vlerë prej 146 milionë euro në 10 vitet e fundit. Investimet e huaja direket vitin që lamë pas sipas BPM-së kapin shifrën totale prej rreth 455 milionë euro, edhe atë 319 milionë euro…
08 July LSDM-ja erdhi në pushtet pa ndihmë të qytetarëve, me ndihmë të jashtme, ndërsa tani po vijnë zgjedhjet lokale dhe pengesë të vetme e kanë VMRO-DOMNE-në, të cilën duan ta dobësojnë pasi kjo është mënyra e vetme të fitojnë në zgjedhje, deklaroi ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski. Gjatë një interviste në TV Nova Gruevski mes tjerash tha se PSP-ja ka plan të ngrejë disa akuza, me qëllim që të krijojë imazh se ka luftuar kundër krimit. Duke folur për rastet në të cilat akuzohet, Gruevski tha se të gjitha janë pa bazë. Ai demantoi se ka…
Gjatë natës së mbrëmshme në Ohër janë regjistruar shtatë tërmete, prej të cilëve më i forti ka qenë me fuqi prej 4,2 shkallëve sipas Rihter. Epiqendra ka qenë nëntë kilometra nga fshati Kosel me thellësi prej 2 kilometrave.Pas këtij kanë vijuar edhe disa dridhje tjera në orën 00:37 me fuqi prej 2.7, në orën 00:54 me fuqi 3.5, në orën 1:02 me intensitet prej 2.9 dhe në orën 1:10 me fuqi prej 3.3 shkallëve Rihter.Në orën 23:45 është regjistruar tërmet me fuqi 2.8 shkallë, të cilit i ka paraprirë një tjetër me fuqi prej 3.1 shkallëve Rihter që ka ndodhur…
Gjatë një manipulimi rutinor të një impianti 6 kilovatësh në bllok 1 të REK Manastir, sot pas orës 13 për shkak të një gabimi të paqëllimshëm njerëzor, erdhi drejt një zjarri të një pjese të sistemeve kabllovike, i cili me intervenimin në kohë të shërbimeve kompetente në kombinat për një kohë të shkurtër është neutralizuar dhe është shuar, informojnë nga REK Manastir. Gjatë ngjarjes, shtojnë, është lënduar një punëtori i cili menjëherë me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Spitalin e Manastirit, ku pas intervenimit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetë. “Si rezultat i kësaj blloku 1 i…
Me shumicë votash dhe me votim të fshehtë, dega e LR-PDSH në Tetovë rizgjodhi për kryetar Arif Selamin. Votimi vjen pasi që kuvendarët e degës së Tetovës, te deleguar nga nëndegët që përbëjnë degën e Tetovës për dy muaj me rradhë ju nënshtruan nje procesi të rregullt dhe transparent. Në mbledhjen e rregullt të kuvendit të Degës së LR PDSH , u propozuan dy kandidatë edhe ate Kandidati aktual Arif Selami dhe antari i Kryesisē Qëndrore Irfan Odai. Të pranishmit me shumicë votash vendosen qe ky proces votimi të jetë me vota te fshehta (me kuti). Ku një për një…
“Derisa shqiptarët merren me plehrat dhe me drejtoritë, ndokush eshte duke ne e qepur kapelën, ( gjithnje te ngushte). Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetesi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne neper bote? A do te regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse qe u regjistruan mbi 250.000 shqiptare, te cilet edhe pse kane prona dhe i paguajne te gjitha taksat dhe tatimet ne vend, nuk munden te votojne si qytetaret e rregulltë? . Partite politike turren pas drejtorive ku ka leke, dhe,…
Qeveria ka përpiluar rishikimin e buxhetit dhe të njëjtin ja ka dorëzuar Kuvendit për ta procesuar në afat sa më të shpejtë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se me rishikimin e ri janë paraparë shkurtime si në pjesën e të hyrave ashtu edhe në pjesën e shpenzimeve. Më së shumti ai tha se janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, reklamat e Qeverisë në vlerë prej 420 milion denarë dhe mjetet e parapara për finansimin e sektorit civil. Brutoprodhimi vendor është parashikuar të jetë 2.2%, ndërsa deficidi 2.9%. Shkurtimet siç tha Zaev janë ridestinuar për fondin pensional, asistencën për punëtorët e kompanive të falimentuara…
Edhe pas tetë viteve apo pas tre cikleve zgjedhore, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ende nuk ka përmbushur zotimin e tij për marjen e disave nga 12 pozicionet më të rëndësishme në shtet. Në kongresin e vitit 2009 ku ai u rizgjodh në krye të partisë, Ahmeti u ankua se nuk mund të ndërtohet në këtë mënyre lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit dhe u zotua se do të angazhohet që shqiptarët të marin hisen që ju takon në ndarjen e 12 posteve më të rëndësishme. Ali Ahmeti (19.12.2009): “Si ta ndërtojmë lojalitetin kur nga 12 vende udhëheqëse kryesore në shtet,…
I zhgënjyer nga Qeveria e re, familjari i njërit prej të dënuarve në protestat për rastin “Monstra”, Fatmir Abdullai, u bën apel të gjithë partnerëve të koalicionit Qeverisës, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të kontribuojnë që të kthehet drejtësia në vend dhe e njëjta të mos vazhdojë të jetë selektive. Ai bëri thirrje që të merren masat e nevojshme dhe të hidhet dritë mbi rastet e ndjeshme si “Monstra” dhe “Sopoti”, dhe në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, Abdullai shtoi se së bashku me familjarët e të akuzuarve të këtyre rasteve do të organizojnë, siç i…
07 July Ballkani, për nga pozita gjeografike nuk është në periferinë evropiane, por është në periferi të vëmendjes politike. Për momentin na nevojitet diplomaci e targetuar dhe vëmendje më e madhe. Gjeopolitika kthehet në Ballkan. Si edhe në natyrë, vakumi nuk tolerohet, por kërkon involvim dhe angazhim. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në Forumin global në Varshavë i cili është organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Institutit polak për marrëdhënieve ndërkombëtare në kuadër të panel diskutimit kushtuar transatlantizmit në erën e jostabilitetit global. Ai ka theksuar, se përmes ballafaqimit me krizën, një…

