Pritjet në vendkalimin tonë më frekuentues kufitar “Bogorodicë” mëngjesin e sotëm janë dhjetë deri 15 minuta sa nevojiten për formalitetet e detyrueshme, para se gjithash për verifikim të dokumenteve të udhëtimit, informuan nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare. Momentalisht në VK “Bogorodicë” nuk ka kolonë sikur për uikende të vazhduara dhe kalim të kufirit nga ana jonë kryhet shumë shpejt. Kolona e automjeteve nuk është e gjatë, më saktë deri para rampës në kufi ose platesë së kazinosë “Flamingo” që ndodhet njëqind metra nga vendkalimi kufitar. Nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare thonë se fluksi i automjeteve në valë është i paparashikueshëm, por edhe se nga mëngjesi gjithçka është normale për sezonin veror dhe nuk ka ndalesa në kufirin tonë për hyrje në Greqi. Ngjashëm është gjendja edhe në vendkalimin kufitar “Dojran” ku pritja për hyrje në Greqi është dhjetë minuta. Nëse deri në mesditë vjen deri në intensifikim të qarkullimit askush nuk mund të parashikojë, por duke pasur parasysh se mëngjesi kaloi pa probleme edhe gjatë ditës nuk pritet ngecje nga e zakonshme (mia.mk)
Data 21.06.2026
Aktuale
- Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det
- Përleshje e përgjakshme me thikë para Universitetit të Tetovës, plagoset rëndë një 26-vjeçar
- Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar
- Rama: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, janë shtetformues në tokën e tyre
- Tre javë revoltë popullore! Sot mbahet protesta e 22-të në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive e Diasporës! Kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria s’pret më!
- Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre
- VLEN mblidhet në Gostivari, diskutohet organizimi i brendshëm dhe “punët që i bëjnë në Qeveri”
- Nga 1 korriku fillojnë regjistrimet në Shkollën e Mesme Policore

