Author: almakos

Në një konferencë për media lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet. Gruevski po ashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmoj të kundërtën. “VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitor në Maqedoninë perëndimore. Njerëz shqiptarë që ishin pa punë u punësuan. Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje poashtu edhe në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë,…

Lexo më Shumë

Diplomacia, siguria dhe financat ende mbeten sfera të ndaluara për shqiptarët. Këto tre sektorë edhe në Qeverinë e re vazhdojnë të udhëhiqen nga kuadro të partive maqedonase ashtu siç ndodhte edhe në të kaluarën. Gjatë gjithë historisë së pluralizmit në Maqedoni, shqiptarët asnjëherë nuk kanë drejtuar me Ministrinë e Punëve të jashtme, vetëm një herë në vitet e 90-ta ka pasur ministër shqiptar të financave, ndërsa pas vitit 2001 shqiptarët janë mbajtur gjithnjë e më larg këtij dikasteri, raporton SHENJA. Ministrinë e Punëve të Brendshme shqiptarët e kanë udhëhequr vetëm disa muaj në Qeverinë teknike pas përfundimit të zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Të etur në mesin e verës. Këtë fat të keq e kanë një pjesë e banorëve të Vizbegut të cilët vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën ujit në këto ditë me temperatura tropikale. Banorët shprehen të pakënaqur ndaj mosinteresimit të institucioneve përgjegjëse për këtë problem, që sipas tyre, daton para 15 viteve kur lagjja nisi të zgjerohet me ndërtimin e shtëpive të reja. Ujë për pije banorët blejnë nëpër dyqane ose mbushin tek fqinjët dhe familjarët që kanë ujë të bollshëm. “Ky ujësjellës është vendos për 20 shtëpi para 30 vjetësh e tash janë bë 250 shtëpi, ai rrjet është dhe…

Lexo më Shumë

LSDM-ja nuk përjashton iniciativën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit me qëllim parandalimin e obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së. Ndonëse nuk ka akoma asnjë iniciativë konkrete, socialdemokratët paralajmërojnë vendime të cilat sipas tyre do të zhbllokojnë punën e Kuvendit. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur me qëllim zhbllokimin e punës së Kuvendit. Qytetarët presin rezultate. Ata votuan për ndryshime që sjellin të mira për të gjithë. Në këtë drejtim do të jenë edhe vendimet e ardhshme – deklaroi Blagoj Boçvarski, nënkryetar i LSDM. Aleanca për Shqiptarët njofton do të mbështesë çdo iniciativë për ndryshimin e rregullores. Nga ky koalicion i…

Lexo më Shumë

Ekspertët vlerësojnë se kontrolli më efikas ndaj punës së policisë është përmes ombudsmanit policorë. Një institucion i ngjashëm i Avokatit të Popullit i themeluar posaçërisht për qasjen e policisë, do të ndikonte në reformimin e sistemit të sigurisë, ndërsa ekzekutivi do të kishte më pak mundësi për keqpërdorimin e uniformave blu. Ish ministri i Brendshëm, Pavle Trajanov, vlerëson se për këtë çështje duhet analizë e detajuar dhe asistencë nga sektori civil. Duhet analizë rrënjësore e sistemit të sigurisë, si është ndërtuar ai dhe si të mundësohet ndonjë mënyrë e kontrollit civil. Ombudsmani është njëri ndër mekanizmat për kontroll ndaj shërbimeve…

Lexo më Shumë

Tërmetet në Ohër prej të cilëve më i fuqishmi ishte prej 5,1 ballëve kanë kthyer shumë turistë në shtëpi. Antonio Risteski pronar i apartamenteve private në këtë qytet për Alsat deklaroi se turistët i kthen edhe informacioni se brenda vetëm 2 javëve kanë ndodhur më shumë se 1200 tërmete. Më së shumti janë larguar turistët vendor dhe mysafirët nga rajoni. “Tërmetet deri tani u reflektuan ndaj turizmit në këtë moment. Kishte mjaft prej mysafirëve të cilët edhe në orën 12 dhe 1 pas mesnate u larguan me taksi. Në objektin tim i cili gjendet te sheshi u larguan mysafirë nga…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn në një intervistë për “European Western Balkans”, thotë se BE i vlerëson përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë edhe Bullgarinë. “Është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e përbashkët rreth çështjes së emrit dhe rrugës që duhet të ecet para. BE është e gatshme që të ndihmoj në këtë proces i cili po zhvillohet në Kombet e Bashkuara dhe të lehtësoj kontaktet nëse është e nevojshme. Me qeverinë e re, së bashku me opozitën, duhet të fokusohet në zbatimin e reformave prioritare dhe…

Lexo më Shumë

“Komedia “Kripë deti” i dha mbrëmë Tetovës një performancë të shkëlqyer skenike. Një lojë aktoriale kreative, dinamike e mbushur me shumë situata komike të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes. Një tekst i ndërthurur ngjeshur me befasi shpërthyese, i cili ishte vënë me kreativitet në pentagramin e lojēs së aktorëve. Secili në lojën e tyre u dallua për interpretimin origjinal dhe të komponuar me shfaqjen në tërësi. Një mishërim i plotë me rolet e tyre që komunikuan natyrshëm me publikun. Përmbi fate të trishta, të heshtura paraprakisht ishin vendosur situata që prodhonin komiken, ato situata të pazanshme që e…

Lexo më Shumë

Kalimi i ligjit të gjuhës në Komisionin e Venedikut, bëhet me kërkesë të faktorit ndërkombëtarë më qëllim që në të ardhmen të paralajmërohet kontestimi i tij ose ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi zv.kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani, në emisionin 360 gradë në Alsat.  Pengesë për moszbatimin e ligjit për gjuhës shqipe deri më tani sipas Osmanit ka qenë  mos dakordimi i disa detajeve të këtij ligji. U morëm vesh që në qeveri do e miratojmë shumë shpejtë.Kishte disa sugjerime nga faktori ndërkombëtar se nuk duhet të lejojmë që eventualisht pas miratimit të lejohen zëra të cilat mund ta kontestojnë…

Lexo më Shumë

Grupi rinor “Zgjohu” nga Kumanova ka organizuar tryezë të rrumbullakët ku kanë shtruar çështjen: “Sa janë politikanët tanë liderë të ëndërrave për të rinjtë – Çfarë karakterisitkash duhet të posedojë një lider modern”. Përfaqësues të forumeve rinore të partive politike dhe organizatave jo-qeveritare kanë shpalosur pikëpamjet e tyre rreth temës në fjalë. “Zgjohu” është organizata më aktive rinore në qytetin e Kumanovës që në kontinuitet organizon aktivitete me synim të mirën e përgjithshme. Ata zotohen se nuk do të ndalen dhe premtojnë shtjellim të shumë çështjeve tjera që tangojnë qytetarët.

Lexo më Shumë

LSDM një herë premtoi para qytetarëve, ndërsa tani punon krejtësisht tjetër, thanë nga VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese me shkrim. “LSDM me këtë bën diskriminin të qytetarëve të dorës së parë. Gjithë ata që nuk janë anëtarë të LSDM-së do të thotë se nuk mund të kenë të drejtat themelore në shtet. Për këtë arsye VMRO-DPMNE ja i bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në këto thyrje të parimeve të demokracisë”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se një muaj pas qeverisjes, LSDM ka arritur t’i mbush ministritë dhe qeverinë me kuadro jokompetent dhe kuadro…

Lexo më Shumë

Për 26 ditë njëri nga sigurimet e ish-kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, ka fituar 7.207 euro. Marjan Milloshevski, i cili sipas faturave që posedon Plusinfo, është punësuar si truprojë e kryeministrit në llogari të qeverisë, në periudhën prej 8 mars deri 31 maj këtë vit, ndërsa ka harxhuar 443.275 denarë për shërbime hotelierike. Vetëm në ditën e fundit të qeverisjes së ish-kryeministrit, më 31 maj 2017 është paguar faturë, në të cilën shihet se në menynë e sigurimit të Dimitrievit ka pasur 69 bukë, 40 copa djathë lope, 34 copa mish derri, 18 bakllava dhe ushqime tjera. Sipas materialeve të publikuar…

Lexo më Shumë