“Komedia “Kripë deti” i dha mbrëmë Tetovës një performancë të shkëlqyer skenike. Një lojë aktoriale kreative, dinamike e mbushur me shumë situata komike të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes. Një tekst i ndërthurur ngjeshur me befasi shpërthyese, i cili ishte vënë me kreativitet në pentagramin e lojēs së aktorëve. Secili në lojën e tyre u dallua për interpretimin origjinal dhe të komponuar me shfaqjen në tërësi. Një mishërim i plotë me rolet e tyre që komunikuan natyrshëm me publikun. Përmbi fate të trishta, të heshtura paraprakisht ishin vendosur situata që prodhonin komiken, ato situata të pazanshme që e ushqejnë të qeshurën me befasi dhe të papritura tjera të kontekstualizuara në situata komike.
Një intetaksion dinamik me publikun, i cili bëhej pjesë e këtyre situata sa të rēndomta po aq magjike për komedinë si zhanër. Një komedi e pranuar mirë nga publiku, e projektuar me kreativitet regjisorial dhe me lojë tipike të mishëruar me gjithë atë që përfaqēson komedia: një shmangie, një situatë aksidentale, një përkim i beftë, një doskurs i sinqertë që prodhon shkëputjen nga normalja dhe futjen në botën e komikes”, vlerëson Bardhyl Zaimi.
Data 22.06.2026
Aktuale
- Alili: Ne e kemi nisur procesin për emërtimin e rrugëve dhe do e realizojmë deri në fund
- VLEN kërkon hetim për Ejup Rustemin: Të verifikohen dyshimet për favorizim të kompanive në tenderët milionësh
- Afera korruptive në FFM, të gjithë të dyshuarit nën masa sigurie
- Durmishi: Hapet thirrja publike për personat e papunë që dëshirojnë të themelojnë biznesin e tyre
- Bajram Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat është poshtërues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme!
- Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim përplas 4 automjete të parkuara! Arrin t’u shpëtojë sërish uniformave blu
- Regjim i veçantë komunikacioni nesër në rrugën Shtip – Radovish
- Ribalanci i buxhetit nesër në seancë të qeverisë

