Grupi rinor “Zgjohu” nga Kumanova ka organizuar tryezë të rrumbullakët ku kanë shtruar çështjen: “Sa janë politikanët tanë liderë të ëndërrave për të rinjtë – Çfarë karakterisitkash duhet të posedojë një lider modern”.
Përfaqësues të forumeve rinore të partive politike dhe organizatave jo-qeveritare kanë shpalosur pikëpamjet e tyre rreth temës në fjalë.
“Zgjohu” është organizata më aktive rinore në qytetin e Kumanovës që në kontinuitet organizon aktivitete me synim të mirën e përgjithshme. Ata zotohen se nuk do të ndalen dhe premtojnë shtjellim të shumë çështjeve tjera që tangojnë qytetarët.

