Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot prej sot deri të martën do ta vizitojë Maqedonin dhe Serbin. “Ishte koha që tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane para vizitës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini. Rot, fillimisht do ta…
Author: almakos
09 July Vazhdojnë dridhjet e tokës në Ohër. Mbrëmjen e kaluar në Ohër u regjistruan dy tërmete më të mëdha me magnitutë 3.6 dhe 3.7 shkallë sipas rihterit ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka pasur edhe dridhje më të vogla. Qytetarët e Ohrit me ditë të tëra e jetojnë në frikë nga seria e tërmeteve që ka kapluar vendit, një pjesë e madhe e tyre kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën. Si pasojë e tërmeteve të pandërprera në pikun e sezonit turistik Ohri është i boshatisur. Turistët që ishin duke pushuar në Ohër janë…
09 July Sot në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. temperaturat e mëngjesit do të luhaten nga 11 deri në 20 gradë ndërsa gjatë ditës temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë celsius.
Sotpara 20 viteve, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit të Maqedonisë ndaj popullatës shqiptare.Më 27 Janar të vitit 1997 u ngrit flamurin kombëtar shqiptar, para godinës së komunës së Gostivarit. Por, vendimi për përdorimin e flamurit shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Qeverisë së Maqedonisë.U aktivizua edhe Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e cila më 21 maj, 1997, u deklarua se me këtë akt “kërcënohej sovraniteti i shtetit dhe kërkoi heqjen e flamurit…
Banorët e rajonit të Ohrit edhe sonte nuk kanë qetësi. Disa çaste më parë, më saktësisht në orën 21 e 31 minutë është regjistruar një tërmet prej 3.9 shkallë sipas Rihterit. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 2 kilometra, 11 kilometra në veri-perëndim nga Resnja dhe 8 kilometra larg Koselit. Tërmetet në këtë rajon nuk kanë të ndalur që nga data 18 qershor.
Ulja e defivitit dhe parashikimit për rritje ekonomike në rebalansin e ri të buxhetit, ekspertët i kanë vlerësuar si sinjal pozitiv. Por, eksperti ekonomik Fatmir Bytiqi thotë se subvencionet e paralajmëruara nga kryeministri Zoran Zaev dëshmojnë se edhe ky i fundit vazhdon me masa populiste dhe të rrezikshme për ekonominë sikur qeveritë e kaluara. Në një intervistë të shkurtër për televizionin Shenja, Bytiqi ka analizuar masat e reja të parapara në rebalansin që miratoi dje Qeveria, ndërsa thotë se brenda vitit 2017 as nuk mund të mendohet për rritje ekonomike.[embedded content]Bytiqi për rishikimin e buxhetit: Edhe Zaev… by tvshenjaofficial
08 July 25 të punësuar të kompanisë Lear, nga zona zhvillimore industriale në Tetovë janë helmur. Shenjat e para të helmimit fillimisht i kishin shfaqur katër persona të cilët në mëngjes kishin hëngër sallam dhe pashteta. Të helmuarit kanë pasur marramendje dhe të vjella dhe kanë kërkuar ndihmën e shpejtë. Fabrika ishte në qendër të vëmendjes edhe në fund të muajit mars ku nga kjo fabrikë u helmuan 220 persona. Agjencia për ushqim dhe veterinari atëherë vërtetoi se shkaku ishte bakteria strafilokoka e cila ishte gjendur në kuzhinë dhe në duart e kuzhinierëve që e kishin përgatitur ushqimin për punëtorët.
Shqiptarët një dekadë kanë udhëhequr institucionet në këtë shtet, madje janë emëruar në pozita të larta, ku edhe mund të merrnin vendime të rëndësishme e të jepni urdhëra, për të zbatuar planet që përmirësojnë infrastrukurën rrugore, sistemin arsimor, sigurinë e komunitetit shqiptar, sigurimin e shëndetit të tyre, duke menjanuar mbytjen nga helmi i ajrit të ndotur dhe mbeturinat, përdorimi i gjuhës shqipe dhe shumë çka, deri në përmirësimin e oboreve të secilit shqiptar. Arritjet janë të vakta, duhet edhe më shumë, duhet njerëz të kalibrit të lartë intelektuar, me arsim sipëror, të merituar, që të përpilojnë plane dhe të kenë…
Janë disa dilema që parashtrohen nëse etika, mediat dhe reklama në Maqedoni, kanë një koncept të kundërt. Diskutimi për etikën në gazetari zakonisht nuk është i bindshëm për shkak të vlerave dhe interpretimeve të ndryshme që kanë njerëzit. Ideja për etikë mediatike në nivel global, para se gjithash, rrjedh nga angazhimet për ndryshime, reforma dhe përmirësime të sistemit global mediatik me qëllim që të mënjanohen problemet dhe pabarazia që dalin nga kontrolli dhe pabarazia, raporton Almakos. Në veprën “Kundërthëniet në etikën mediatike“ thuhet se, edhe përkundër faktit se faktorët e jashtëm ndikojnë në jetën etike të individëve, megjithatë, gjithçka konsiston…
Ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Xhuli Bishop do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të vizitës së saj në Evropën Lindore të planifikuar nga 9 deri më 15 korrik. Gjatë vizitës, Bishop, siç paralajmërohet në ueb faqen zyrtare të MPJ-së australiane, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me përfaqësues të organizatës joqeveritare, të cilët punojnë me mbështetja financiare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kjo është vizita e parë e ministres së Punëve të Jashtme të Australisë në Republikën e Maqedonisë. Në kuadër të vizitës në rajon…
Në një konferencë për media lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se partia e tij së shpejti do të rikthehet në pushtet. Gruevski po ashtu ka thënë se në periudhën e kaluar është punuar shumë që partia që drejton ai të paraqitet si armik i shqiptarëve, megjithatë sipas tij koha do ta dëshmoj të kundërtën. “VMRO dhe unë si lider i partisë kemi sjellë shumë investitor në Maqedoninë perëndimore. Njerëz shqiptarë që ishin pa punë u punësuan. Kemi ndërtuar rrugë, kanalizime në lindje poashtu edhe në Maqedoninë perëndimore. Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë,…
Diplomacia, siguria dhe financat ende mbeten sfera të ndaluara për shqiptarët. Këto tre sektorë edhe në Qeverinë e re vazhdojnë të udhëhiqen nga kuadro të partive maqedonase ashtu siç ndodhte edhe në të kaluarën. Gjatë gjithë historisë së pluralizmit në Maqedoni, shqiptarët asnjëherë nuk kanë drejtuar me Ministrinë e Punëve të jashtme, vetëm një herë në vitet e 90-ta ka pasur ministër shqiptar të financave, ndërsa pas vitit 2001 shqiptarët janë mbajtur gjithnjë e më larg këtij dikasteri, raporton SHENJA. Ministrinë e Punëve të Brendshme shqiptarët e kanë udhëhequr vetëm disa muaj në Qeverinë teknike pas përfundimit të zgjedhjeve të…

