Shqiptarët një dekadë kanë udhëhequr institucionet në këtë shtet, madje janë emëruar në pozita të larta, ku edhe mund të merrnin vendime të rëndësishme e të jepni urdhëra, për të zbatuar planet që përmirësojnë infrastrukurën rrugore, sistemin arsimor, sigurinë e komunitetit shqiptar, sigurimin e shëndetit të tyre, duke menjanuar mbytjen nga helmi i ajrit të ndotur dhe mbeturinat, përdorimi i gjuhës shqipe dhe shumë çka, deri në përmirësimin e oboreve të secilit shqiptar. Arritjet janë të vakta, duhet edhe më shumë, duhet njerëz të kalibrit të lartë intelektuar, me arsim sipëror, të merituar, që të përpilojnë plane dhe të kenë strategji se si duhet vepruar, për përmirësimin e të gjitha problemeve, që e përfshijnë shoqërinë shqiptare, dhe komunitet e tjera, në Maqedoni.
Profesori Abdylmenaf Bexheti dhe njëherë akademik, thotë se shumë vite kemi patur shqiptar, në krye të shtetit. Madje në komunat Tetova, Gostivari, Struga dhe komunat e vogla përreth, janë udhëhequr nga shqiptarë, por na mbyti ajri i papastër dhe plehërat. Ai shtron një dilemë ku thotë se partia maqedone ishte qeverisje e keqe, apo janë shqiptarët të cilët kanë keqeverisur.
“Regjimi i Gruevskit pa dyshim ishte qeverisje e keqe për të gjithë, por ne shqiptarët kemi qenë të keqeverisur nga tanët. A ka argument më të madh për këtë se gjendja jonë me helmimet dhe mbeturinat? Rreth 7 – 8 vite radhazi këtë ministri e ka menaxhuar BDI-ja dhe pikërisht vetëm në zonat shqiptare (veri – perëndimore), nga Likova – Haraçina, në Tetovë e Gostivar dhe deri në Strugë, na mbyti helmi dhe mbeturinat. A ka një gjendje të tillë kudo qoftë ne zonat e pastra maqedonase? Kjo gjendje nuk është e rastësishme!” ka deklaruar Bexheti.
Ndërsa, Arianit Xhaferi, nga Lëvizja EcoGuerilla, thotë se problemi i ndotjes së ajrit dhe mbeturinave nuk është fajtor ministria, por janë udhëheqësit e komunave, të cilët nuk kanë arritur të përpilojnë plane dhe strategji, për përmirësimin e gjendjes së ajrit të ndotur në Maqedoni, veçmas në Maqedoninë Perëndimore, ku shumë komuna udhëhiqen nga shqiptarë.
“Kryesisht komunat të udhëhequr nga kryebashkiakët shqiptar nuk kanë paraqitur plane dhe strategji deri te Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, për menaxhimin e mbeturinave. Informacionet tona janë se kjo ministri i përcakton këto mjete dhe se ku do të drejtohen mjetet, pra ku do të harxhohen mjetet e caktuara. Dhe komunat, si shembull, komuna e Tetovës, bashkë me komunën e Gostivarit ose komunat e vogla përreth duhet të përgadisin një plan strategjik dhe një kërkesë, ku të aplikojnë në ministrin e mjedisit, që kjo e fundit do të mund të caktoj fonde, ku më pastaj do të zgjidhen këto.
Komunat shqiptare, në përgjithësi nuk kanë bërë një gjë të këtillë, asnjëherë. Ne kemi informacionet edhe nga ish ministrat dhe nga ministrat aktual. Kur them ish ministrat, flas që në kohën e PDSH-së e këndej. Pra, anjëherë s’kanë patur interesim ministrat të komunave shqiptare, t’i zgjedhin këto probleme”, tha Xhaferi, për Almakos.
Ai shton se nuk duhet fajësuar qeverinë ose ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor, por vetëm udhëheqësit e komunave.
“Pra, nuk ka qenë problem te VMRO-ja dhe ministri, se sa te kryetarët e komunave, kështu e shohim ne”, thotë Xhaferi.
Ndërsa, nëse kjo gjendje jo e shëndetshme për qytetarët e Maqedonisë perëndimore shihet edhe në zonat maqedone, Xhaferi thotë se andej ka vetëm pastërti dhe ajër të pastër.
“Nuk kemi parë dhe dëgjuar të kemi deponi si deponia e egër e Tetovës, apo mbeturinat, deponia e Strugës, Gostivarit, etj, te ketë këto problem të këtyre përmasave, përveçse që ka pastërti e rrugëve dhe rrugicav. Vetëmse në Manastir kemi parë disa magazina, ku vende vende grubullohen, por jo të përmasave tona, në anën shqiptare”, tha Xhaferi, për Almakos.
D. Kërluku
Almakos.com

