Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot prej sot deri të martën do ta vizitojë Maqedonin dhe Serbin.
“Ishte koha që tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane para vizitës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Rot, fillimisht do ta vizitojë Beogradin dhe pastaj do të arrijë në Shkup.
“Pas Beogradit, Rot udhëton për në Shkup ku qeveria e re e filloi punën e saj pas zgjedhjeve në dhjetor, Formimi i qeverisë ishte i gjatë dhe i rëndë”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane në të cilin nuk theksohet me kë do të takohet diplomati gjerman në Maqedoni.

