Një fëmijë e moshës rreth 3-4 vjeçare para pak çastesh është gjetur në Çair. Ajo është gjetur në rrugën Vukovarska 15, nga disa persona. Ata thonë se një orë kanë pritur nëse dikush nga familja e saj do të paraqitet për ta kërkuar vajzën e vogël. Megjithatë deri tani ende nuk është paraqitur askush. Nëse ndonjëri e njeh vajzën mund të kontaktoj në këtë numër: 070 379 150
Author: almakos
Mirza Basiç, i cili gjatë luftës në Bosnjë ishte vetëm 15 vjeç, shprehet se për 28 ditë ka bërë përpjekje për mbijetesë në pyll, teksa përpiqej të mbërrinte në qytetin Tuzla, me personat që largoheshin nga gjenocidi në Srebrenicë, për në “zonën e sigurtë”. Basiç për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka treguar momente që ka përjetuar gjatë viteve të luftës, 1992 dhe 1995. Duke vënë në dukje se morën udhën me babain Adem dhe vëllanë e madh 22 vjeçar, Midhat, për tu larguar nga gjenocidi në Srebrenicë, Basiç tha se gjatë udhëtimit është ndarë fillimisht nga babai dhe më…
Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që sot në mëngjes u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të BeH-së dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi, raporton Anadolu Agency (AA). Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë. Ata në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga…
09 July Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, sot kanë ndërmarrë një aktivitet për pastrimin e disa terreneve përgjatë rrugës në Kodrën e Diellit, veçanërisht, pikat ku grumbullohen më tepër qytetarë për piknik. Aktiviteti i sotëm, ka të bëjë më tepër me vetëdijesimin e banorëve për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ambientit por edhe të sensibilizimit të institucioneve që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe nuk e bëjnë atë. “Do ecim përmes staneve të Shipkovicës dhe do bëjmë pastrimin e pikave më kritike. Këtë e bëjmë për të sensibilizuar edhe autoritet edhe njerëzit se si duhet ta lëmë atë qendër…
Kemi arritur bazë për kompromis rreth marrëveshjes për fqinjësi. Hapi i ardhshëm është informimi i dy qeverive në dy vendet dhe konsultimet tjera të brendshme që janë të nevojshme”, shkruan agjencia bullgare BGNES. Delegacionet e MPJ-së së Bullgarisë dhe Maqedonisë, të udhëhequr nga Ekaterina Zaharieva dhe Nikolla Dimitrov kanë pasur konsultime dy ditore për Marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Delegacionet e dy vendeve thonë se bisedimet që u mbajtën në Bullgari, kanë kaluar në atmosferë konstruktive. Marrëveshja për fqinjësi duhet të nënshkruhet më 2 gusht kur mbahet edhe forumi i NATO-së në Mal të Zi, ku duhet…
09 July Maqedonia dhe Bullgaria sapo kanë arritur një gjuhë të përbashkët dhe kanë vendosur bazat e kompromisit për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Nga Ministria e jashtme njoftojnë se hapi i ardhëm është njoftimi i Qeverive përkatëse për marrëveshjen e arritur dhe më vonë konsultime rreth saj me të gjitha palët e interesit.
Lëvizja për Reforma PDSH ka thirrur sot Kuvendin qendror ku mes tjerash ka diskutuar edhe për organizimin e brendshëm dhe emërimin e funksionarëve të rinj në strukturat partiake. Jozyrtarisht mësohet se në pjesën e parë të mbledhjes ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësinë partiake për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit. Por kreu i kësaj partie Ziadin Sela, ka mohuar të ketë ndonjë iniciativë konkrete, duke thënë se bëhet fjalë për debat të brendshëm partiak. Sela njoftoi poashtu se në mbledhjen e sotme do të zgjidhen edhe nënkryetarë të rinj që do të vijnë…
Ambasadori Shqipëris në Shkup Fatos Reka dje priti në takim miqësor studentet shqiptar që kanë studiuar në Tiranë në vitet 90. Në ketë takim, Reka tha se kjo gjeneratë i ka percjell të gjitha ndryshimet politike ekonomike dhe kulturote që kanë ndodhur ato vite. Ai po ashtu përcolli edhe mbështetjen e kryeministrit Rama dhe dhe ministrit Bushati për këta student. {E mirëprita me shumë kënaqësi dhe pse jo edhe me entuziazëm këtë takim pas nismës së ndërmarrë nga ju për të organizuar një event të studentëve të dikurshëm të Universitetit të Tiranës. Është nder dhe kënaqësi tu drejtohem nje brezi…
09 July Kandidatët e ri për shoferë nuk iu nënshtrohen procedurave të nevojshme për marrjen e lejes së vozitjes. Një pjesë e madhe e kandidatëve dhe shoferëve të ri shqetësim më të madh shprehin për pjesën praktike të “Ndihmës së Parë” të cilën e kalojnë pa mos bërë as një ditë të vetme ushtrime. Alsat kontaktoi me shumë kandidatë të rinj nga auto shkolla të ndryshme të vendit, por nga frika që të mos kenë probleme gjatë marrjes së lejes, nuk deshën të prononcohen para kamerave. Nga ana tjetër shoferët me përvojë të gjatë, rrëfejnë se si është marrë leja…
Haraçina është edhe një vendbanim tjetër shqiptar që ka mungesë të ujit të pijshëm, raporton SHENJA. Ky problem sipas banorëve nuk është i ri, por i kahmotshëm, por tani që është edhe sezoni e verës e kanë edhe më të vështirë të ballafaqohen me këtë mungesën e ujit. Ujin e pijshëm thonë banorët janë të detyruar që ta blejnë nëpër shitore, ndërsa ujë për nevoja shtëpiake duhet ta bartin me vetura prej fshtarave të tjera përreth. “Haraçina është me 17 afër 20 000 banorë, kemi problem jo vetëm më ujësjellësin, kemi edhe shumë problem tjera, por pika më e rëndësishme…
09 July Sezoni turistik në Strugë po përballet me problemet e vjetra. Hotelierët ankohen se uji nga ujësjellësi i qytetit në pjesën më të madhe të ditës vjen me shtypje shumë të dobët për çka kanë shumë ankesa nga mysafirët. Kjo u shkakton probleme gjatë punës së tyre. Në disa prej kapaciteteve më të mëdha hotelerike në qytet janë vendosur hidroforë. Kjo është dukuri negative për turizmin dhe fitimin tonë. Nuk mund të arsyetohemi tek turistët e huaj. Për ta kjo është e çuditshme. Në mëngjes nuk kemi ujë, ndërsa ne arsyetohemi se problemi nuk është te ne – tha…
Edhe një natë e kaluar nën ethet e dridhjes së tokës për banorët e rajonit të Ohrit. Edhe një natë, siç thonë edhe vet ata e kaluar pa gjumë. Dy tërmete me maginutidë 3.9 dhe 3.7 shkallë sipas Rihterit, ishin të mjaftueshëm të ndizet përsëri alarmi se dridhjet e tokës nuk kanë përfunduar.Epiqendra e dridhjes më të fortë ishte 7 kilometra larg Ohrit, 6 kilometra larg Koselit dhe në thellësi prej 6 kilometrave.Një pjesë e madhe e banorëve të Ohrit tani më kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën.…

