Kemi arritur bazë për kompromis rreth marrëveshjes për fqinjësi. Hapi i ardhshëm është informimi i dy qeverive në dy vendet dhe konsultimet tjera të brendshme që janë të nevojshme”, shkruan agjencia bullgare BGNES.
Delegacionet e MPJ-së së Bullgarisë dhe Maqedonisë, të udhëhequr nga Ekaterina Zaharieva dhe Nikolla Dimitrov kanë pasur konsultime dy ditore për Marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Delegacionet e dy vendeve thonë se bisedimet që u mbajtën në Bullgari, kanë kaluar në atmosferë konstruktive.
Marrëveshja për fqinjësi duhet të nënshkruhet më 2 gusht kur mbahet edhe forumi i NATO-së në Mal të Zi, ku duhet të merr pjesë edhe një delegacion nga Maqedonia.

