Në një intervistë për Deutsche Welle, profesori grek, Dimitris Keridis, shprehet se Shkupi po luan me mençuri duke e përdorur idenë e hyrjes në NATO me akronimin IRJM. Sipas tij, ideja është hedhur poshtë në të kaluarën nga Greqia, mirëpo kjo mundet që ta vë Athinën nën trysninë ndërkombëtare, duke shtuar se nuk mjafton vetëm një vizitë e Dimitrovit. Mirëpo, Keridis thotë se për të hyrë Maqedonia në NATO, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit, pa ndonjë zhvillim që do të mund t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. I pyetur nëse Maqedonia do të ndërronte emrin e aeroportit dhe të një autostrade drejt Greqisë, do të ishte një…
Author: almakos
Seanca gjyqësore për rastin “Magjar Telekom” është shtyrë për më 17 tetor për shkak se në gjykatë nuk u paraqit dëshmitari kryesor. Dëshmitar që nuk u paraqit është përfaqësues i ”Kameni Most Komunikacii”. Sipas avokatit mbrojtës, Nenad Janaqieviq, Gjykata ka dërguar ftesë për një person të gabuar, që gjithashtu quhet Atila Sendrei. Rasti “Magjar Telekom” ka marr epilog gjyqësor në SHBA ndërkohë në gjykatat e Maqedonisë rasti vazhdon të zvarritet. Në gjykatën e Nju Jorkut ish drejtorët Elek Shtraub dhe Andras Ballog janë gjobitur me nga 250 mijë përkatësisht 150 mijë dollar amerikan. Shtraub dhe Ballog kanë bërë marrëveshje të…
Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur në takim pune Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, zonjën Kristine Althauser. Grubi dhe Ambasadorja gjermane bashkëbiseduan rreth situatës dhe skenës politike në vend, çështjen e emrit, barazisë gjuhësore, reformat sistemore dhe integrimin në NATO dhe BE. Deputeti Grubi falëminderoi Ambasadoren Gjermane për mbështetjen e madhe të Berlinit dhe të saj personale për një Maqedoni demokratike dhe të integruar tërësisht në NATO dhe në BE. Roli i Ambasadores gjermane Althauser gjatë krizës politike ka qenë shumë konstruktiv dhe dashamirës për vendin dhe qytetarët. …
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka dalë me raportin përfundimtar rreth an alizave të ushqimit në fabrikën Lear në Tetovë, ku para dy ditësh, sërish u helmuan 25 të punësuar. Sipas AUV-së, ushqimi i shpërndarë të shtunën (7 korrik), është shpërndarë ashtu siç duhet, e ruajtur dhe e shërbyer si duhet, në paketim origjinal dhe me afat të përdorimit. Agjencia vlerëson pozitivisht edhe mensën e ushqimit për të cilën thotë se i plotëson kushtet higjienike, prandaj edhe nuk është shqiptuar masë e mbylljes së përkohshme. Të dhëna plotësuese do të jepen pas analizave plotësuese. Përndryshe, në mars të këtij…
Avokati tetovar, Harun Behadini, është ankuar se Posta e Maqedonisë nuk merr parasysh adresat e dërgesave, kur në të njëjtat shënohet adresa në gjuhën shqipe. “Adresën në dërgesë e kam shënuar në gjuhën shqipe dhe më pas më ka ardhur e njëjta dërgesë me vulë se adresa e njëjtë nuk ekziston. Kjo është hera e parë që ndodh që të më kthehet kjo përgjigje, sepse në të kaluarën kam dërguar dërgesa ndonjëherë në gjuhën shqipe, ndonjëherë në gjuhën maqedonase, por dërgesa ka arritur. Një rast i këtillë më ka ndodhur për herë të parë dhe mendoj se postierit i ka…
Johanes Han nuk pranon pretendimet se Evropa po rri duarkryq për emigrantët që vijnë nga Afrika. Ai përmendi faktin se rrugëtimi i emigrantëve vazhdon, por thekson se fluksi është shumë më i vogël sesa në kulmin e krizës së rutës ballkanike. “Problemet me migrimin nga Afrika do të jenë edhe shumë vite. Do të gënjenim nëse pohojmë se ai problem mudn të zgjidhet në mënyrë afatshkurte”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, në intervistën për gazetën austriake Kurier. /SHENJA/
Më 22 korrik do të mbahen aktivitetet sportive dhe kulturore në ambientet e shkollës “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Këtë nismë do ta mbështesë edhe kreu i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Ai ishte i pranishëm në takimin e grupit nismëtar dhe banorëve të këtij fshati. Dehari gjatë fjalimit të tij, nismën e cilësoi si fisnike për faktin se qëllimi i tërheqjes së vë- mendjes së publikut, në veçanti i fëmijëve dhe të rinjve që vijnë nga mërgimi, duke prezantuar vlerat historike, kulturore si dhe trashëgiminë to, paraqesin thesar të pasur me të cilin duhet të krenohemi .Grupi…
Autoritetet e Gostivarit presin të hasin në mirëkuptim edhe nga komunat tjera të Pollogut, që në të ardhmen bashkërisht të përkujdesen për mirëmbajtjen e deponisë tek e cila deponohen mbetjet e të gjithë popullatës së Pollogut. Prandaj, Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” e qytetit të Gostivarit është duke punuar intensivisht në rikonstruimin e Deponisë rajonale “Rusio”. Sipërfaqja prej 20 mijë metra katrorë, te e cila deponojnë mbetje 9 komunat e rajonit të Pollogut, e tëra pastrohet dhe e njëjta mbulohet me dhe. Punimet kanë nisur këto ditë dhe për periudhë të shkurtër e tërë deponia pritet të marrë pamje tjetër. Punimet…
10 July Më shumë tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni epiqendror i Ohrit janë regjistruar natën e kaluar. Një pjesë prej tyre janë ndjerë në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39. Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit. Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, vlerëson se Prokuroria Speciale Publike e sulmon partinë e tij, me qëllim që, sipas tij, Qeveria e re ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas dhe ta ridefinojë shtetin. “Ne nga VMRO të shkojmë në paraburgim, që ai ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas. Ne të lutemi që të na i kthejnë pasaportat derisa të plotësohet ajo që e ka premtuar për marrëveshjen me Bullgarinë. Ne çdo javë të paraqitemi në Gjykatë dhe populli të merret me atë, ministri për propagandë t’i shtyp t’u bëjë trysni mediave që të flasin vetëm për…
10 July Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 30 aksidente, informoi SPB Shkup. Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në 12 fatkeqësi, në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material, gjashtë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një drejtues i një mopedi është lënduar rëndë. Të shtunën policia rrugore ka kryer ekspertizë në tetë aksidente, prej të cilave katër janë me pasojë dëm material, katër me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta…
Blerja e shalqirit për të cilën Qeveria ka siguruar dy denarë shtesë subvencione, vijon pa probleme dhe në rend sa më të mirë. Në të gjitha qendrat e blerjes jepen shënime sipas kandarit dhe zhvillohet evidencë e plotë. Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, stabilizimi i çmimit pritet pas 15 korrikut kur sasitë e shalqirit në treg do të zvogëlohen. “Isha në terren. Me të vërtetë kemi problem serioz me bostanin për shkak të prodhimtarisë në vendet përreth, veçanërisht në Serbi. Prandaj menjëherë, pas të gjitha takimeve me prodhuesit dhe blerësit, në seancë urgjente qeveritare…

