Pritjet për porositë e përgjithshme për punët ndërtimore në tremujorin e dytë janë më të volitshme në krahasim me tremujorin paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në tre muajt e ardhshëm pritet edhe rritje e numrit të të punësuarve. Vlerësim i gjendjes ekonomike në tremujorin e dytë është më i volitshëm në raport me tremujorin e parë, ndërsa më i volitshëm edhe në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Më i volitshëm është edhe vlerësimi për gjendjen financiare në krahasim me tremujorin e parë. Në periudhën e ardhshme pritet që çmimet shitëse të zvogëlohen, ndërsa gjendja…
Author: almakos
VMRO-DPMNE e cila deri tani akuzonte LSDM-në për shitjen e interesave shtetërore dhe shqiptarizimin e Maqedonisë për shkak të ligjit për gjuhën shqipe, tani paralajmëron se në Kuvend do të propozoj ligj pikërisht për gjuhën shqipe. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski thekson se gjithçka çfarë ka propozuar LSDM-ja deri më tani, VMRO-ja do ta iniciojë dhe zbatojë. Dimovski thotë se në listën e ligjeve që do t’i propozojë opozita, nuk përjashtohet të jetë edhe ligji për gjuhën shqipe. Po punojmë në përgatitjen e disa teksteve të ligjeve të propozuara. Akoma nuk jemi ulur të punojmë për ligjin për gjuhën…
Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, ndërsa derivatet dizel prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe në pakicë të derivateve të naftësmesatarisht për 1,03, respektivisht 0,59 për qind. Çmimi i ri në pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 47, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 35,5 denarë për një litër. Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 mbeten të njëjta, repsektivisht 60,5 dhe 62,5 denarë për një litër. ME vendimin e KRRE-së për 0,048…
Shpëtim Pollozhani për gazetat në vend thotë se Maqedonasit së pari ua nxjerrin shqiptarëve një tepsi me bakllava dhe ju thonë ju hani bakllava e mandej mund të bisedojmë për çështje të rëndësishme, ndërsa thekson se dërgimin i gjuhës shqipe deri te Komisioni i Venecias është bërë edhe me pëlqimin e partive shqiptare. Partitë maqedonase mes veti gjithmonë kanë treguar se janë në gjendje të bëjnë kompromise kur është fjala për kishën, gjuhën apo emrin, por asnjëherë nuk janë konsekuent kur bëhet fjalë për kërkesat e partive shqiptare
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka thënë se Samiti në Trieste pritet që të sjell angazhim më të fuqishëm dhe konkret të BE-së ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai ka deklaruar se BE do të ndajë 1.3 miliardë euro grante për rajonin deri në vitin 2020 për projekte të energjisë, transportit dhe mjedisit. Diplomati evropian ka folur për këto çështje gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin italian, Karlo Romeo, ku kanë informuar rreth qëllimëve të këtij samiti. Ata po ashtu thanë se, përveç kësaj për rajonin do të ndahen edhe rreth 200 milionë…
Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë të nënshkruhet ashtu siç është paralajmëruar, Kjo është porosia e ish presidenti bullgar Georgi Përvanov e dhënë në intervistën për Televizionin Publik Bullgar. Sipas ish presidentit kjo marrëveshje do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit që kanë dy vendet fqinje sa i përket të kaluaës historike. Kemi atmosferë të mirë që mund të mos përsëritet në 20 vitet e ardhshme. Prandaj duhet të lëvizim drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Jam skeptik se marrëveshja do ti zgjidh të gjitha problemet. Por edhe të mos ketë cilësi krahasuar me Deklaratën e…
10 July Një shkupjan e ka lënduar me sqepar gruan e vëllaut të tij për shkak të raporteve pronësore-juridike. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në fshaitn Mirkovc, kur 59-vjeçari B.P. i ka shkaktuar disa goditje në pjesën e kokës 54-vjeçares S.P. E lënduara është dërguar në Qendrën klinike në Shkup dhe ndodhet në rrezik për jetë. B.P. është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.
Nga Bashkimi Evropian presin që shpejtë të finalizohet marrëveshja e paralajmëruar për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse çdoherë është mirë kur ka vendosmëri për të patur marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Këtë për mediat e ka thënë euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar. “Ne jemi të inkurajuar nga vizita e fundit e Kryeministrit në Sofje dhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme në Athinë. Asnjëherë nuk bëni gabime nëse ndërtoni miqësi. Presim, siç edhe është njoftuar, që marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të finalizohet dhe do të nënshkruhet në gusht.” – ka thënë Zhbogar,…
Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se do të kërkojë nga Gjykata e Apelit një seancë publike ku do të shqyrtohej ankesa e tyre në lidhje me vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore për të mos paraburgosur Goran Grujovskin. Këtij të fundit i është konfiskuar vetëm pasaporta. PSP ka kërkuar paraburgim për Grujovskin i cili hetohet për rastet “Target”, “Kalaja” dhe “Kalaja 2”. Më herët, Grujovski ka kaluar disa ditë në burg dhe është liruar.
Policia është duke ndërmarrë një aksion të gjerë në disa lokacione të vendit kundër trafikuesve të emgrantëve. Njoftimin e ka konfirmuar zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk janë dhënë detaje për aksionet. Zyrtarët kanë njoftuar se më shumë informacione do të japin më vonë.
“Lëshimet në autostradat e vendit dhe problemet me të cilat po përballemi nuk mund që të zgjidhen prej sot deri nesër”, thotë Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve Për të gjitha këto probleme ka qenë në dijeni edhe Qeveria e mëparshme, por nuk e ka informuar opinionin publik, thotë në një intervistë për Press 24, Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve. “Unë pohoj se edhe Nikolla Gruevski duke shëtitur në autostradën Kërçovë-Ohër ka ditur ekzaktësisht se për çfarë problemesh bëhet fjalë, por nuk ka dashur që të tregojë para popullit. Nuk është e mundur që të mos jetë në dijeni se ka probleme. Dhe të mos e gënjejmë…
Vazhdimi i seancës së gjashtë të Kuvendit është shtyrë për një orë që në fillim. Edhe kësaj radhe kanë qenë deputetët e VMRO-së që kanë kërkuar pautë njëorëshe. Deputeti i kësaj partie Dimitar Stevananxhija e aryetoi këtë kërkesë duke shpejguar se disa deputetë që duan të flasin në mbledhjen plenare, për momentin ishin në Komisionin Arsim, Shkencë dhe Sport, në të cilin diskutohet për raportin vjetor për Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Pika më e nxehtë e këtij debati, ajo për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, vjen menjëherë pas diskutimit të propozim-vendimit për dhënie të pëlqimit ndaj akteve të përgjithshme…

