Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, ndërsa derivatet dizel prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe në pakicë të derivateve të naftësmesatarisht për 1,03, respektivisht 0,59 për qind. Çmimi i ri në pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 47, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 35,5 denarë për një litër. Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 mbeten të njëjta, repsektivisht 60,5 dhe 62,5 denarë për një litër. ME vendimin e KRRE-së për 0,048 denarë për një kilogramë rritet edhe çmimi në pakicë i mazutit M- 1 dhe do të jetë 24,187 denarë për një kilogram. Si shkak për ndryshimin e çmimeve në pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 37,1 për qind çmimin më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara dhe për 2,13 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin. (mia.mk)
Data 19.06.2026
Aktuale
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit
- Ahmeti: BDI mbetet partia më e fortë!
- Hoxha: USJE do të zbatojë standardet më të rrepta mjedisore, jo rregullat e vjetra
- “Rama jepe dorëheqjen!”- Protesta e 20-të për largimin e kryeministrit, mijëra qytetarë nisin marshimin nëpër Tiranë: Ju erdhi fundi!
- Mevlan Ademi sfidon Kostadinovskin nga Tetova: Emrat mund t’i hiqni, por shqipen jo!
- Qeveria pa detaje për rikonstruimin, vendimet pas konsultimeve me koalicionin
- “Kjo është revolta e rinisë që ka vrarë frikën”- Gazetari Osman Stafa: Me paratë e kopshtit ‘Eden’, ishin blerë pajisjet për Onkologjikun
- Ndryshon rregullorja e MPB-së, policët mund të mbajnë mjekër dhe të kenë tatuazhe

