Vazhdimi i seancës së gjashtë të Kuvendit është shtyrë për një orë që në fillim. Edhe kësaj radhe kanë qenë deputetët e VMRO-së që kanë kërkuar pautë njëorëshe. Deputeti i kësaj partie Dimitar Stevananxhija e aryetoi këtë kërkesë duke shpejguar se disa deputetë që duan të flasin në mbledhjen plenare, për momentin ishin në Komisionin Arsim, Shkencë dhe Sport, në të cilin diskutohet për raportin vjetor për Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.
Pika më e nxehtë e këtij debati, ajo për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, vjen menjëherë pas diskutimit të propozim-vendimit për dhënie të pëlqimit ndaj akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit. /SHENJA/

