Një seri lëkunjesh të tokës janë regjistruar natën e kaluar, epiqendrat e të cilëve ka qenë rajoni i Ohrit. Një pjesë prej tyre janë ndier në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39. Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit. Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete.
Author: almakos
Për të senzibilizuar problemin me këto dokumente të Maqedonisë është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë. Urim Ajdari nga Shkupi i cili jeton në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, po ankohet për shkak të mos pranimit të lejes së vozitjes nga ana e autoriteteve gjermane. Ai në vitin 2015 ka migruar në Gjermani dhe se vetëm gjashtë muaj ka shfrytëzuar të drejtën e patentë shoferit të cilën e ka marr në Shkup. Në mungesë të shfrytëzimit të patentë shoferit ai është i detyruar që të udhëtojë…
Ministria e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do ta vizitojë Republikën e Austrisë, i ftuar nga vetë shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurtz. Pritet që të realizohen takime të ndryshme me anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme të Austrisë në Këshillin kombëtar. Vizita do të shfrytëzohet për takime edhe me Odën e Industrailistëve të Austrisë. Kujtojmë që ministri Dimitrov ka realizuar takime të mëhershme mjaft të rëndësishme në Greqi dhe Bullgari.
Subvencionet për fermerët janë të mirëseardhura, por problemet nuk zgjidhen nga subvencionet. Prioritet është të sigurohet çmimi solid i tregut dhe të mund të rritet prodhimi, ka thënë Memet Sinani, nënkryetar i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, në një intervistë për REL. Në pyetjen se janë ndryshuar disa qeveri kurse fermerët gjithnjë po ballafaqohen me probleme të ndryshme, ai u përgjigj se secila qeveri para zgjedhjeve thotë dhe premton gjithçka, por e rëndë- sishme është se çka do të bëhet pas zgjedhjeve kur do të vijnë në pushtet. Kush ishte ajo e para, tani nuk e di se si do…
10 July Seanca gjyqësore për rastin e “Kumanovës” është anuluar me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Gjatë ditës së sotme Prokuroria është dashur të ketë fjalën përfundimtare në seancën e sotme, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Akoma nuk dihet arsyeja e anulimit por ALSAT mëson se prokurorët e lëndës kanë dërguar kërkesë deri te trupi gjykues duke kërkuar shtyrjen e seancës. Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për më 20 korrik.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e gjashtë, ku në rend dite është Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit, si dhe shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të enjten e ndërpreu seancën pas serisë së pauzave që i kërkuan deputetët e VMRO-DPMNE-së që të shqyrtohen stenogramet nga fjalimi i ombudsmanit, Ixhet Memeti. Paraprakisht, nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se kanë formuar 10 grupe të deputetëve. Koordinatorë të grupeve të deputëve janë Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Zoran Iliovski, Vlladanka Aviroviq, Daniella Rangellova, Panço Minov, Dimitar…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë jugore të dobët deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore me kushte për paraqitjen lokale të shiut dhe vetëtimave. Vlera e indeksit UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 21, ndërsa temperatura më e lartë e ajrit gjatë ditës do të jetë në interval prej 31 deri në 39 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë moti me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë jugore…
Vajza e vogël për të cilën para pak çastesh denoncuam se është zhdukur për fat të mirë u gjet nga familja e saj. Personat që ishin me të dorëzuan fëmijën familjes të cilët ishin dukshëm të shqetësuar për humbjen e vajzës së vogël. Një falënderim për gjithë ata që kontribuuan në gjetjen e vajzës dhe kthimin e saj në rrethin familjar.
Një fëmijë e moshës rreth 3-4 vjeçare para pak çastesh është gjetur në Çair. Ajo është gjetur në rrugën Vukovarska 15, nga disa persona. Ata thonë se një orë kanë pritur nëse dikush nga familja e saj do të paraqitet për ta kërkuar vajzën e vogël. Megjithatë deri tani ende nuk është paraqitur askush. Nëse ndonjëri e njeh vajzën mund të kontaktoj në këtë numër: 070 379 150
Mirza Basiç, i cili gjatë luftës në Bosnjë ishte vetëm 15 vjeç, shprehet se për 28 ditë ka bërë përpjekje për mbijetesë në pyll, teksa përpiqej të mbërrinte në qytetin Tuzla, me personat që largoheshin nga gjenocidi në Srebrenicë, për në “zonën e sigurtë”. Basiç për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka treguar momente që ka përjetuar gjatë viteve të luftës, 1992 dhe 1995. Duke vënë në dukje se morën udhën me babain Adem dhe vëllanë e madh 22 vjeçar, Midhat, për tu larguar nga gjenocidi në Srebrenicë, Basiç tha se gjatë udhëtimit është ndarë fillimisht nga babai dhe më…
Kamioni me 71 arkivole në të cilët gjenden mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, që sot në mëngjes u nis nga Visoku, pas kalimit të kryeqytetit të BeH-së dhe homazheve, arriti në Potoçar, ku më 11 korrik do të kryhet falja kolektive e namazit të xhenazes dhe varrimi, raporton Anadolu Agency (AA). Nëna, vëllezër, motra, baballarë, por edhe shumë familjarë dhe miq arritën para ish-Fabrikës së baterive në kompleksin e Qendrës memoriale të Srebrenicës-Potoçar, ku do të shprehnin lamtumirën e fundit me anëtarët e vrarë. Ata në heshtje, sikur edhe vitet e kaluara, formuan dy radhë që nga…
09 July Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, sot kanë ndërmarrë një aktivitet për pastrimin e disa terreneve përgjatë rrugës në Kodrën e Diellit, veçanërisht, pikat ku grumbullohen më tepër qytetarë për piknik. Aktiviteti i sotëm, ka të bëjë më tepër me vetëdijesimin e banorëve për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ambientit por edhe të sensibilizimit të institucioneve që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe nuk e bëjnë atë. “Do ecim përmes staneve të Shipkovicës dhe do bëjmë pastrimin e pikave më kritike. Këtë e bëjmë për të sensibilizuar edhe autoritet edhe njerëzit se si duhet ta lëmë atë qendër…

