Author: almakos

10 July Një shkupjan e ka lënduar me sqepar gruan e vëllaut të tij për shkak të raporteve pronësore-juridike. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në fshaitn Mirkovc, kur 59-vjeçari B.P. i ka shkaktuar disa goditje në pjesën e kokës 54-vjeçares S.P. E lënduara është dërguar në Qendrën klinike në Shkup dhe ndodhet në rrezik për jetë. B.P. është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Evropian presin që shpejtë të finalizohet marrëveshja e paralajmëruar për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse çdoherë është mirë kur ka vendosmëri për të patur marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Këtë për mediat e ka thënë euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar. “Ne jemi të inkurajuar nga vizita e fundit e Kryeministrit në Sofje dhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme në Athinë. Asnjëherë nuk bëni gabime nëse ndërtoni miqësi. Presim, siç edhe është njoftuar, që marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të finalizohet dhe do të nënshkruhet në gusht.” – ka thënë Zhbogar,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se do të kërkojë nga Gjykata e Apelit një seancë publike ku do të shqyrtohej ankesa e tyre në lidhje me vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore për të mos paraburgosur Goran Grujovskin. Këtij të fundit i është konfiskuar vetëm pasaporta. PSP ka kërkuar paraburgim për Grujovskin i cili hetohet për rastet “Target”,  “Kalaja” dhe “Kalaja 2”. Më herët, Grujovski ka kaluar disa ditë në burg dhe është liruar.

Lexo më Shumë

Policia është duke ndërmarrë një aksion të gjerë në disa lokacione të vendit kundër trafikuesve të emgrantëve. Njoftimin e ka konfirmuar zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk janë dhënë detaje për aksionet. Zyrtarët kanë njoftuar se më shumë informacione do të japin më vonë.

Lexo më Shumë

“Lëshimet në autostradat e vendit dhe problemet me të cilat po përballemi nuk mund që të zgjidhen prej sot deri nesër”, thotë Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve Për të gjitha këto probleme ka qenë në dijeni edhe Qeveria e mëparshme, por nuk e ka informuar opinionin publik, thotë në një intervistë për Press 24, Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve. “Unë pohoj se edhe Nikolla Gruevski duke shëtitur në autostradën Kërçovë-Ohër ka ditur ekzaktësisht se për çfarë problemesh bëhet fjalë, por nuk ka dashur që të tregojë para popullit. Nuk është e mundur që të mos jetë në dijeni se ka probleme. Dhe të mos e gënjejmë…

Lexo më Shumë

Vazhdimi i seancës së gjashtë të Kuvendit është shtyrë për një orë që në fillim. Edhe kësaj radhe kanë qenë deputetët e VMRO-së që kanë kërkuar pautë njëorëshe. Deputeti i kësaj partie Dimitar Stevananxhija e aryetoi këtë kërkesë duke shpejguar se disa deputetë që duan të flasin në mbledhjen plenare, për momentin ishin në Komisionin Arsim, Shkencë dhe Sport, në të cilin diskutohet për raportin vjetor për Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Pika më e nxehtë e këtij debati, ajo për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, vjen menjëherë pas diskutimit të propozim-vendimit për dhënie të pëlqimit ndaj akteve të përgjithshme…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Deutsche Welle, profesori grek, Dimitris Keridis, shprehet se Shkupi po luan me mençuri duke e përdorur idenë e hyrjes në NATO me akronimin IRJM. Sipas tij, ideja është hedhur poshtë në të kaluarën nga Greqia, mirëpo kjo mundet që ta vë Athinën nën trysninë ndërkombëtare, duke shtuar se nuk mjafton vetëm një vizitë e Dimitrovit. Mirëpo, Keridis thotë se për të hyrë Maqedonia në NATO, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit, pa ndonjë zhvillim që do të mund t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. I pyetur nëse Maqedonia do të ndërronte emrin e aeroportit dhe të një autostrade drejt Greqisë, do të ishte një…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Magjar Telekom” është shtyrë për më 17 tetor për shkak se në gjykatë nuk u paraqit dëshmitari kryesor. Dëshmitar që nuk u paraqit është përfaqësues i ”Kameni Most Komunikacii”. Sipas avokatit mbrojtës, Nenad Janaqieviq, Gjykata ka dërguar ftesë për një person të gabuar, që gjithashtu quhet Atila Sendrei. Rasti “Magjar Telekom” ka marr epilog gjyqësor në SHBA ndërkohë në gjykatat e Maqedonisë rasti vazhdon të zvarritet. Në gjykatën e Nju Jorkut ish drejtorët Elek Shtraub dhe Andras Ballog janë gjobitur me nga 250 mijë përkatësisht 150 mijë dollar amerikan. Shtraub dhe Ballog kanë bërë marrëveshje të…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur në takim pune Ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, zonjën Kristine Althauser. Grubi dhe Ambasadorja gjermane bashkëbiseduan rreth situatës dhe skenës politike në vend, çështjen e emrit, barazisë gjuhësore, reformat sistemore dhe integrimin në NATO dhe BE. Deputeti Grubi falëminderoi Ambasadoren Gjermane për mbështetjen e madhe të Berlinit dhe të saj personale për një Maqedoni demokratike dhe të integruar tërësisht në NATO dhe në BE. Roli i Ambasadores gjermane Althauser gjatë krizës politike ka qenë shumë konstruktiv dhe dashamirës për vendin dhe qytetarët. …

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka dalë me raportin përfundimtar rreth an alizave të ushqimit në fabrikën Lear në Tetovë, ku para dy ditësh, sërish u helmuan 25 të punësuar. Sipas AUV-së, ushqimi i shpërndarë të shtunën (7 korrik), është shpërndarë ashtu siç duhet, e ruajtur dhe e shërbyer si duhet, në paketim origjinal dhe me afat të përdorimit. Agjencia vlerëson pozitivisht edhe mensën e ushqimit për të cilën thotë se i plotëson kushtet higjienike, prandaj edhe nuk është shqiptuar masë e mbylljes së përkohshme. Të dhëna plotësuese do të jepen pas analizave plotësuese. Përndryshe, në mars të këtij…

Lexo më Shumë

Avokati tetovar, Harun Behadini, është ankuar se Posta e Maqedonisë nuk merr parasysh adresat e dërgesave, kur në të njëjtat shënohet adresa në gjuhën shqipe. “Adresën në dërgesë e kam shënuar në gjuhën shqipe dhe më pas më ka ardhur e njëjta dërgesë me vulë se adresa e njëjtë nuk ekziston. Kjo është hera e parë që ndodh që të më kthehet kjo përgjigje, sepse në të kaluarën kam dërguar dërgesa ndonjëherë në gjuhën shqipe, ndonjëherë në gjuhën maqedonase, por dërgesa ka arritur. Një rast i këtillë më ka ndodhur për herë të parë dhe mendoj se postierit i ka…

Lexo më Shumë

Johanes Han nuk pranon pretendimet se Evropa po rri duarkryq për emigrantët që vijnë nga Afrika. Ai përmendi faktin se rrugëtimi i emigrantëve vazhdon, por thekson se fluksi është shumë më i vogël sesa në kulmin e krizës së rutës ballkanike. “Problemet me migrimin nga Afrika do të jenë edhe shumë vite. Do të gënjenim nëse pohojmë se ai problem mudn të zgjidhet në mënyrë afatshkurte”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, në intervistën për gazetën austriake Kurier. /SHENJA/

Lexo më Shumë