Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot, nw zyrwn e tij, përfaqësuesit e Organizatës Austriake “Women Without Borders”, të cilët në bashkëpunim me organizatën “Analytica Think Tank” dhe Komunën e Çairit, realizuan projektin me titull “Shkolla e nënave për kundërvënie ndaj radikalizmit”. Të gjitha trajnimet u mbajtën në hapësirat e Komunës së Çairit, e cila siç thuhet në njoftimin drejtuar mediave, gjatë gjithë fazës implementuese të projektit, dha mbështetje logjistike të pakursyeshme. “Projekti në fjalë kishte përkrahjen e plotë të Komunës së Çairit duke e pasur parasysh nevojën e trajtimit të një problematike aktuale dhe brengosëse siç…
Author: almakos
Politizimi, financat e ulëta nga buxheti i shtetit, mungesa e kuadrit dhe numri i madh i studentëve nga ana tjetër, mungesa e bibliotekës universitare, e konvikteve studentore dhe e mensave për ushqim, janë disa nga problemet me të cilat përballet Universiteti i Tetovës. Gjatë prezantimit të raportit për punën e universitetit të vitit akademik 2015-2016, deputetët drejtuan kritikat dhe dilemat e tyre ndaj këtij institucioni të arsimit. Për fat të keq nuk arrijmë dot ta eliminojmë perceptimin që krijohet në opinion se universitetet në shumë raste shndërrohen edhe në çerdhe politike të partive. Mendoj se mbetet shumë punë në të…
10 July Kërkesa e LR-PDSH-së për unifikimin e tri subjekteve politike që janë pjesë e “Aleancës për Shqiptarët” në një subjekt të vetëm politik me po të njëjtin emër është kundërshtuar ashpër nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi. Ai thotë se nisma për shkrirje nuk është miqësore duke lënë të nënkuptohet se RDK do të mbetet jashtë partisë së re. Ne u dëshirojmë sukses, secilit subjekt politik duke përfshi edhe LR-PDSH, për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre ,por nuk është e sinqertë dhe korrekte, dhe as partneritet i mirë nës tenton të shkrishë miqtë dhe bashkëmendimtarët e këtij rrugëtimi 2…
Miratimi i ligjit për diasporën, tejkalimi i ndarjes së saj etnike dhe kthimi i të rinjve në Maqedoni, janë tre prioritetet qeveritare që i prezantoi sot ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, në takimin e punës me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli. Në takimin Ademi theksoi se kujdesi i diasporës në nivel ministror ka më shumë përparësi. Në veçanti theksoi nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët siç theksoi ministri, ndihen të pafavorizuar përpara investitorëve të…
Pritjet për porositë e përgjithshme për punët ndërtimore në tremujorin e dytë janë më të volitshme në krahasim me tremujorin paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në tre muajt e ardhshëm pritet edhe rritje e numrit të të punësuarve. Vlerësim i gjendjes ekonomike në tremujorin e dytë është më i volitshëm në raport me tremujorin e parë, ndërsa më i volitshëm edhe në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Më i volitshëm është edhe vlerësimi për gjendjen financiare në krahasim me tremujorin e parë. Në periudhën e ardhshme pritet që çmimet shitëse të zvogëlohen, ndërsa gjendja…
VMRO-DPMNE e cila deri tani akuzonte LSDM-në për shitjen e interesave shtetërore dhe shqiptarizimin e Maqedonisë për shkak të ligjit për gjuhën shqipe, tani paralajmëron se në Kuvend do të propozoj ligj pikërisht për gjuhën shqipe. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski thekson se gjithçka çfarë ka propozuar LSDM-ja deri më tani, VMRO-ja do ta iniciojë dhe zbatojë. Dimovski thotë se në listën e ligjeve që do t’i propozojë opozita, nuk përjashtohet të jetë edhe ligji për gjuhën shqipe. Po punojmë në përgatitjen e disa teksteve të ligjeve të propozuara. Akoma nuk jemi ulur të punojmë për ligjin për gjuhën…
Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, ndërsa derivatet dizel prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe në pakicë të derivateve të naftësmesatarisht për 1,03, respektivisht 0,59 për qind. Çmimi i ri në pakicë i EURODIZEL (D-E V) është 47, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) 35,5 denarë për një litër. Çmimet në pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 mbeten të njëjta, repsektivisht 60,5 dhe 62,5 denarë për një litër. ME vendimin e KRRE-së për 0,048…
Shpëtim Pollozhani për gazetat në vend thotë se Maqedonasit së pari ua nxjerrin shqiptarëve një tepsi me bakllava dhe ju thonë ju hani bakllava e mandej mund të bisedojmë për çështje të rëndësishme, ndërsa thekson se dërgimin i gjuhës shqipe deri te Komisioni i Venecias është bërë edhe me pëlqimin e partive shqiptare. Partitë maqedonase mes veti gjithmonë kanë treguar se janë në gjendje të bëjnë kompromise kur është fjala për kishën, gjuhën apo emrin, por asnjëherë nuk janë konsekuent kur bëhet fjalë për kërkesat e partive shqiptare
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka thënë se Samiti në Trieste pritet që të sjell angazhim më të fuqishëm dhe konkret të BE-së ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai ka deklaruar se BE do të ndajë 1.3 miliardë euro grante për rajonin deri në vitin 2020 për projekte të energjisë, transportit dhe mjedisit. Diplomati evropian ka folur për këto çështje gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin italian, Karlo Romeo, ku kanë informuar rreth qëllimëve të këtij samiti. Ata po ashtu thanë se, përveç kësaj për rajonin do të ndahen edhe rreth 200 milionë…
Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë të nënshkruhet ashtu siç është paralajmëruar, Kjo është porosia e ish presidenti bullgar Georgi Përvanov e dhënë në intervistën për Televizionin Publik Bullgar. Sipas ish presidentit kjo marrëveshje do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit që kanë dy vendet fqinje sa i përket të kaluaës historike. Kemi atmosferë të mirë që mund të mos përsëritet në 20 vitet e ardhshme. Prandaj duhet të lëvizim drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Jam skeptik se marrëveshja do ti zgjidh të gjitha problemet. Por edhe të mos ketë cilësi krahasuar me Deklaratën e…
10 July Një shkupjan e ka lënduar me sqepar gruan e vëllaut të tij për shkak të raporteve pronësore-juridike. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në fshaitn Mirkovc, kur 59-vjeçari B.P. i ka shkaktuar disa goditje në pjesën e kokës 54-vjeçares S.P. E lënduara është dërguar në Qendrën klinike në Shkup dhe ndodhet në rrezik për jetë. B.P. është arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.
Nga Bashkimi Evropian presin që shpejtë të finalizohet marrëveshja e paralajmëruar për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse çdoherë është mirë kur ka vendosmëri për të patur marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Këtë për mediat e ka thënë euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar. “Ne jemi të inkurajuar nga vizita e fundit e Kryeministrit në Sofje dhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme në Athinë. Asnjëherë nuk bëni gabime nëse ndërtoni miqësi. Presim, siç edhe është njoftuar, që marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të finalizohet dhe do të nënshkruhet në gusht.” – ka thënë Zhbogar,…

