Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot, nw zyrwn e tij, përfaqësuesit e Organizatës Austriake “Women Without Borders”, të cilët në bashkëpunim me organizatën “Analytica Think Tank” dhe Komunën e Çairit, realizuan projektin me titull “Shkolla e nënave për kundërvënie ndaj radikalizmit”. Të gjitha trajnimet u mbajtën në hapësirat e Komunës së Çairit, e cila siç thuhet në njoftimin drejtuar mediave, gjatë gjithë fazës implementuese të projektit, dha mbështetje logjistike të pakursyeshme. “Projekti në fjalë kishte përkrahjen e plotë të Komunës së Çairit duke e pasur parasysh nevojën e trajtimit të një problematike aktuale dhe brengosëse siç është rritja e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të rrisë ndërgjegjen tek prindërit, posaçërisht tek nënat për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Të ngritë aftësitë e nënave në Maqedoni se si ti qasen fenomenit të radikalizimit dhe se si të sillen ndaj fëmijëve të tyre në raste kur dyshojnë që fëmijët e tyre mund të jenë prekur nga kjo dukuri, si dhe trajnime të ngjashme të cilat kontribuojnë për në edukimin e fëmijëve të shëndoshë dhe vizionarë. Kryetari Mexhiti përgëzoi të gjithë palët për impenjimin maksimal që ky projekt të japë rezultatet e dëshiruara dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin të bashkëpunimit në realizimin e shumë aktiviteteve të ngjashme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.
Data 19.06.2026
Aktuale
- Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni celular tradhtoi Armand Shakajn pas zhdukjes së trupit
- Ahmeti: BDI mbetet partia më e fortë!
- Hoxha: USJE do të zbatojë standardet më të rrepta mjedisore, jo rregullat e vjetra
- “Rama jepe dorëheqjen!”- Protesta e 20-të për largimin e kryeministrit, mijëra qytetarë nisin marshimin nëpër Tiranë: Ju erdhi fundi!
- Mevlan Ademi sfidon Kostadinovskin nga Tetova: Emrat mund t’i hiqni, por shqipen jo!
- Qeveria pa detaje për rikonstruimin, vendimet pas konsultimeve me koalicionin
- “Kjo është revolta e rinisë që ka vrarë frikën”- Gazetari Osman Stafa: Me paratë e kopshtit ‘Eden’, ishin blerë pajisjet për Onkologjikun
- Ndryshon rregullorja e MPB-së, policët mund të mbajnë mjekër dhe të kenë tatuazhe

