Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat-M ka thënë se në këto dy vite si VLEN dhe partner në qeveri kanë marrë hisen që ju takon shqiptarëve, dhe kjo sipas tij, “vërehet me shifra dhe numra konkretë”.
Ai këtu përmend veçmas projektet e rëndësishme si Korridori 8, Rruga Shkup- Bllacë dhe tjera.
“Ne në këto dy vite kemi marrë hisen tonë, mbi 3 miliardë euro janë në vendbanimet shqiptare duke filluar nga Korridori 8, Rruga Shkup- Bllacë, Universiteti ‘Nënë Tereza’, Sheshi Skënderbe, ndërsa mbi 100 milionë euro janë të ndara për komunat shqiptare”, ka thënë Mexhiti.
Ai tha se këto projekte po realizohen dhe dëshmi e kësaj janë qytetarët.
“Ato po realizohen dhe flas për projekte konkrete dhe numra konkret”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.


