Këto ditië do të vazhdojnë të na shoqërojnë temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë. Nga Instituti Hidrometeorologjik njoftojnë që temperaturat këto dy ditë do të kalojnë edhe mbi 40 gradë, e veçanërisht ditën e nesërme, ku pritet që i nxehti të jetë shumë i rëndë. Mirëpo, Dushanka Tanushevska nga ky Institut thotëse në vendet malore mund të ketë paraqitje të shiut lokal. “Sot, por edhe në ditët në vazhdim, deri të mërkurën në Maqedoni do të mbizotrojë mot me diell dhe do të jetë shumë nxehtë me temperaturë deri 40 deri 41 gradë. Në disa vende, sidomos në…
Author: almakos
Qindra administratorë shqiptar, por edhe të komuniteteve të tjera, në Maqedoni, vazhdojnë të qëndrojnë me vite nëpër shtëpi, në pritje të sistemimit nëpër institucione. Edhepse zyra e kryeministrit dhe e sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë ka patur funksionar shqiptarë dhe sistemimi i tyre akoma zvarritet. Se ku qëndron problemi, analistët Nijazi Muhamedi dhe Osman Kadriu thonë se për këtë janë fajtorë vetë shqiptarët. “Puna e ashtuquajturve “administratorë” shqiptarë, të cilët në fakt janë “administratorë virtualë” përbën një fakt më të fortë se si partia që prodhoi këtë anomali të percudnuar në sistemin administrativ dhe juridik e ka deformuar të ashtuquajturin…
Samiti në Trieste pritet që të sjell angazhim më të fuqishëm dhe konkret të BE-së ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. BE do të ndajë 1.3 miliard euro grante për rajonin deri në vitin 2020 për projekte të energjisë, transportit dhe mjedisit. Këtë e kanë deklaruar sot shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe ambasadori italian, Karlo Romeo, gjatë një konference të përbashkët, ku kanë informuar rreth qëllimëve të këtij samiti. Ata po ashtu thanë se përveç kësaj, për rajonin do të ndahen edhe rreth 200 milionë euro për shtatë projekte të tjera. “Zhbogar theksoi se…
Seanca kryesore për rastin “Maxhar Telekom” në të cilin janë të akuzuar ish drejtorët e kompanisë në Maqedoni për keqpërdorim detyre është anuluar për më 17 tetor. Në seancën e sotme nuk u paraqit përfaqësuesi i “Kameni most komunikaci”, i cili ishte ftuar si dëshmitarë në procedurën.Pas anulimit të seancë, avokati i mbrojtjes, Nenad Janakieviq, deklaroi se gjykata ka dërguar ftesë deri tek një njeri i gabuar dhe jo tek i akuzuari Atila Sendrei, të cilin ai e përfaqëson para gjykatës dhe të cilit i gjykohet në mungesë. Ai para gazetarëve tha se kanë vërejtje rreth ekspertizave të bëra me…
Gjuha shqipe nuk radhitet ndër prioritetet e Qeverisë aktuale. Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Vesel Memeti, tha se nuk ka nevojë të vendosen kushte që kjo të zbatohet, pasi sipas tij, shumë shpejtë kjo do të hyjë në rend dite në Kuvend. “Në vokubalarin tonë si RDK nuk ekziston asnjë kushtëzim, kjo është çështje e apsolvuar dhe është irelevante të flasim për kushtëzime kur është e apsolvuar”. Nga ana tjetër, deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev, shpreson se gjuha shqipe do të jetë në pakon Qeveritare, por thotë se ende nuk ka asgjë konkrete. “Deri në këtë moment, nuk ka ardhur…
Vrima nëpër rrugë, mungesë e kanalizimit dhe dëme të mëdha gjatë reshjeve të shiut, vazhdojnë të mbeten preokupim I banorëve të lagjes së Duqanxhikut. Reshjet e fundit të shiut kanë gjetur vrimë të hapur në këtë lagje, pas çka dy persona kanë përfunduar në këtë vrimë, pasi të njejtat janë mbushur me ujë dhe banorët nuk kanë arritur t’i shohin. Banorët thonë se me këto probleme ballafaqohen me dekada të tëra, duke shprehur shqetësimin e tyre se rrezikohen nga epidemi të shumëta, pasi uji që endet rrugëve të tyre është shumë I pisët. Banorët pohojnë se nga këto vërshime, uji…
Qytetarët janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta në autobusët privat. Përderisa temperaturat arrinjë në 40 gradë, brenda autobusëve temperaturat rriten akoma mëshumë, gjë që e bën pothuajse të papërballueshme qëndrimin e udhëtarëve të cilët duhet domosdoshmërisht të ngjiten në to. Dyert e hapura të autobusëve nuk janë zgjidhje për udhëtarët. Në të shumtën e rasteve, edhe dritaret e pakta që kanë autobusët janë jofunksionale. Ky fakt sipas qytetarëve është një dështim i institucioneve që nuk i parashikojnë gjërat siç duhet. ‘’Po nuk duhet të jetë pa kondicionerë, po është shumë nxehtë’’ ‘’Po duhet dicka të rregullohet nuk mundet ashtu…
Seanca gjyqësore në të cilën duhej të thuheshin fjalët përfundimtare për rastin e Kumanovës u anulua. Sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, kjo seancë është anuluar me arsyetimin se Prokuroria Publike nuk është e përgatitur për fjalët përfundimtare. Raufi tha se e gjithë aktakuza është e gabuar dhe nuk bëhet fjalë për veprat penale “terrorizëm” dhe “organizatë terrorise ” me të cilat ngarkohen 37 personat, sipas tij mospërgatitja e Prokurorisë bazohet pikërisht në këtë. Seanca e rradhës është caktuar për më datë 20 korrik. “Seanca për fjalët përfunduese të prokurorisë u anulua, me arsyetim se prokuroria nuk është e përgatitur për…
Lojërat politike dhe kalkulimet partiake rrezikojnë të lënë edhe më tej pa paga 500 të punësuar në administratën, ndërmarrjet dhe shkollat fillore të kësaj komune të cilët edhe ashtu tani e dy muaj nuk kanë marrë paga. Sindikata rajonale e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë anuloi protestën e paralajmëruar për sot pas premtimit që kishin marë nga kryetari i Këshillit të Komunës se brenda dy ditëve do të zgjidhet ushtruesi i ri i detyrës kryetarë komune, pas vrasjes së ish kryetarit Azbi Idrizi dy muaj më parë. Por, burime brenda komunës i kanë konfirmuar televizionit Shenja se situata në çdo…
Tre persona dyshohen se janë përgjegjës për fakteqësinë ajrote të helikopterit ushtarak në afërsi të Strumicës ku u mbytën katër pilotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këta persona tashmë janë nisur hetime pasi që dyshohet se kanë përgjegjësi në rëzimin e helikopterit MI17. ”Dëshmitë e shumta të mbledhura dhe analizat e kryera deri më tani, tregojnë në dyshim të qëndrueshëm se të tre personat kanë kryer veprën penale ”vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokurori përgjegjës publik do të vazhdojë të mbledhë të dhëna dhe dëshmi edhe gjatë hetimeve, si edhe do të dëgjohen dëshmitarët që do…
Një tragjedi ka ndodhur në Shkup. Policia njoftoi sot se rreth orës 6 në fshatin Kadino të Shkupit ka bë vetëvrasje 53 vjeçari Z.B., duke u varë në shtyllën e vreshtës që ka qenë para shtëpisë së tij. Ai ka pasur probleme psikike, sepse më herët është kuruar në Spitalin psikiatrik – Shkup. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i SPB-së në Shkup, transmeton Gazeta Lajm. Edhe pse dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje, me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.
Sipas rezultateve të para ende jozyrtare nga matjet satelitore të cilat i kanë në dispozicion në fakultetin matematiko-natyror në Shkup, tërmetet e fundit në rajonin e Ohrit, kanë ngritur disa pjesë të Galiçicës veriore për katër deri në pesë centimetra. Alsat M mëson gjithashtu se edhe më interesante janë matjet për zhvendosjen horizontale të tokës që ka ndodhur në rajonin më të gjerë të epiqendrës së tërmeteve. Bëhet fjalë për zhvendosje prej së paku 30 centimetrave në drejtim të juglindjes. Në disa pjesë, këto zhvendosje mund të jenë edhe deri në një metër e gjysmë. Megjithatë sipas profesorit Ivica Milevski…

