Seanca kryesore për rastin “Maxhar Telekom” në të cilin janë të akuzuar ish drejtorët e kompanisë në Maqedoni për keqpërdorim detyre është anuluar për më 17 tetor. Në seancën e sotme nuk u paraqit përfaqësuesi i “Kameni most komunikaci”, i cili ishte ftuar si dëshmitarë në procedurën.
Pas anulimit të seancë, avokati i mbrojtjes, Nenad Janakieviq, deklaroi se gjykata ka dërguar ftesë deri tek një njeri i gabuar dhe jo tek i akuzuari Atila Sendrei, të cilin ai e përfaqëson para gjykatës dhe të cilit i gjykohet në mungesë. Ai para gazetarëve tha se kanë vërejtje rreth ekspertizave të bëra me 75 pyetjet e parashtruara, për të cilat tha nuk ka ende përgjigje.
“Kemi pasur edhe vërejtje tjera, të gjitha ata dëshirojmë në gjykatë në fjalën përfundimtare. Kemi dëshmitarë të cilat i ka propozuar mbrojtja shpresoj se do të dalin këtu dhe të del e vërteta për këtë ngjarje”
Në rastin e keqpërdorimit të Detyrës zyrtare janë të akuzuar Atila Sendrei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus, ish persona udhëheqës në kompani, të cilët, gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e rendit.
Ndërkaq kujtojmë se rasti “Magjar Telekom” ka marr epilog gjyqësor në SHBA . Në gjykatën e Nju Jorkut ish drejtorët Elek Shtraub dhe Andras Ballog janë gjobitur me nga 250 mijë përkatësisht 150 mijë dollar amerikan. Shtraub dhe Ballog kanë bërë marrëveshje të fshehta me persona të tjerë për të mos lejuar konkurrencën ndaj Magjar Telekom në Maqedoni. Dëshmitar në këtë rast ishte ish drejtori i DSK-së Sllobodan Bogoevski i cili në gjykatën e qarkut në Nju Jork kishte dëshmuar se drejtorët e mëhershëm të Magjar Telekom i kishin ofruar 2.5 milion euro ish kryeministrit Vllado Buçkovski dhe krerëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.
Për rastin në fjalë në Maqedoni nga ana e PSP-së janë hapur 2 procedura ndërsa nga Prokuroria Publike një procedurë ndaj Sllobodan Bogoevskit si i paditur nga ana e krerëve të BDI-së për shpifje në deklaratën e tij.
Prokuroria Themelore Publike nuk ka hapur lëndë për përfshirjen e zyrtarëve të Maqedonisë në këtë rast.
Enis Murtezi /SHENJA/
Shtyhet për në tetor gjyqi për “Maxhar telekom” by tvshenjaofficial

