Qytetarët janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta në autobusët privat. Përderisa temperaturat arrinjë në 40 gradë, brenda autobusëve temperaturat rriten akoma mëshumë, gjë që e bën pothuajse të papërballueshme qëndrimin e udhëtarëve të cilët duhet domosdoshmërisht të ngjiten në to. Dyert e hapura të autobusëve nuk janë zgjidhje për udhëtarët.
Në të shumtën e rasteve, edhe dritaret e pakta që kanë autobusët janë jofunksionale. Ky fakt sipas qytetarëve është një dështim i institucioneve që nuk i parashikojnë gjërat siç duhet.
‘’Po nuk duhet të jetë pa kondicionerë, po është shumë nxehtë’’
‘’Po duhet dicka të rregullohet nuk mundet ashtu pa kondicionerë, është shumë nxehtë në 50 gradë nuk qëndrohet të ndërrmeret dicka duhet’’
Disa qytetarë thonë se tanimë janë adaptuar me autobusët pa kondicionerë, ndërsa ka edhe nga ata qytetarë që ankohen edhe për mangësi tjera.
‘’Nxehtë më vie, por çfarë të bëj, askush nuk më pyet në këtë drejtim‘’
‘’Çdoherë kanë qenë pa kondicionerë, do të kalojmë njejtë edhe tash‘’
‘’Autobusat që i kemi kondicionerë s’kanë, e dyta bileta të mjaftueshme nuk kanë, dhe personat me aftësi të kufizuara fizike nuk po i respektojnë fare, si në të shtetit si në privat”.
Televizioni SHENJA ka kontaktuar me autoritetet e transportit publik, të cilët deri në këto momente nuk janë prononcuar.
Hava Tahiri /SHENJA/
Qytetarët në autobusë: Na plasi i nxehti! by tvshenjaofficial

