Author: almakos

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm dhe se sinqerisht solidarizohet me familjet e viktimave. Gjatë një emisioni televiziv, ai tha se tani marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve janë të një rëndësie jetike për të ardhmen dhe se të dy popujt kanë nevojë për njëri-tjetrin, përcjell Tesheshi.com. Vuçiç tha se Serbia nuk kishte marrë një ftesë për shënimin e përvjetorit të krimeve në Potoçar dhe se ata që kanë shkuar prej Serbisë atje më herët, mund të shprehin opinionin e tyre dhe thonë se atje ka pasur një gjenocid. Sipas tij, është…

Lexo më Shumë

Lumturie Ijazi është zgjedhur si ushtruese e detyrës së kryetares së Komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetje të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së ndërsa këshilltarët e LR-PDSH-së ishin kundër. Kundër-kandidat i saj ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH. Pas vdekjes të kryetarit të komunës së Bogoviës, Hazbi Idrizit, Komuna ka mbetur pa kryetar ose përkatësisht pa ushtrues detyre, gjë që ka rezultuar në ngecjen e procesit të marrjes së rrogave të 500 të të punësuarëve në arsim dhe në administratë.

Lexo më Shumë

Sekretari Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Maqedoni, sot pati takime  me zëvendëskryeministrin  për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në takime, u diskutua për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Union. Gjithashtu, u fol edhe për Plani 3-6-9. Pas takimit me ministrin e jashtëm Dimitrov, diplomati gjerman tha se deri tani Maqedonia nuk ka  qenë në rrugën e duhur, ndërsa tani ka…

Lexo më Shumë

Sot mund t’ju zihet fryma. Dielli i fortë mund t’ju trullos, mund të rrëzoheni. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë alarmin për hyrjen në “fazën e verdhë”, kur ka temperatura shumë të larta deri në 42 gradë Celsius dhe ajri është i nxehtë. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si: Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Rekomandohet veshje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze…

Lexo më Shumë

Edhe një herë kryediplomati serb Ivica Daciq ka hedhur baltë mbi shtetin e Maqedonisë. Kësaj here nga Athina, prej ku vijnë zakonisht fraza mosbesimi për Maqedoninë. Pas takimit me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias, Daciq ka thënë se vendi i tij ka gabuar që e ka njohur pavarësinë e Maqedonisë para 20 vjetëve. “Shkupi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Votuan për pranimin e saj në UNESCO. Ata asnjëherë nuk e vunë në dyshim sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Daciq. Kryediplomati serb ka goditur edhe në një pikë tjetër. Ka thënë se Beogradi asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale…

Lexo më Shumë

11 July VMRO-DPMNE-ja edhe sot kërkoi që Qeveria dhe kryeministri Zoran Zaev ta publikojnë përmbajtjen e marrëveshjes që planifikojnë ta nënshkruajnë me Bullgarinë. “Populli i Maqedonisë ka të drejtë të dijë çfarë lëshime ka bërë Zaev, sepse ekspertët nga Bullgaria interpretojnë se me marrëveshjen i jepet fund maqedonizmit dhe i tërë ky atak jo vetëm që nuk është përgënjeshtruar, por u hesht nga institucionet e kryesuara nga LSDM-ja”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Përkujtojnë se mbesin edhe tre javë deri te nënshkrimi i paralajmëruar i marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa, siç thonë, opinioni e gjëja e vetme që din…

Lexo më Shumë

Shkolla fillore “Vrapçishti” në fshatin Vrapçish, nga viti i ri shkollorë,  do të bëhet me çerdhe publike për fëmijët, e ku do të mund të dërgohen fëmijët e të gjitha grupmoshave parashkollore. Çerdhja është vendosur në hapësirat e shkollës së Vrapçishtit, ku janë rregulluar pesë klasa të cilat do të jenë në dispozicion të çerdhes. Pos hapësirave për mbarëvajtjen e procesit edukativoarsimorë, është rregulluar edhe një kuzhinë dhe tualetet janë përshtatur për moshën e fëmijëve që do të ndjekin edukimin e tyre parashkollorë në këtë çerdhe. Punimet nga afër i ka ndjekur vetë kreu i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija,…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë tregojnë se nga viti në vit ka rritje të marrëveshjeve të arritura, kështu që në vitin paraprak janë arritur 364.092 marrëveshje për ndihmë turistike. Premiumi i përgjithshëm i plasuar ka arritur 178.514.000 denarë, dëmet e paguara 49.401.000 denarë, ndërsa numri i dëmeve të likuiduara gjatë vitit 2016 arrijnë 3020, tregojnë të dhënat e publikuara nga kompanitë e sigurimit. Sigurimi i udhëtarëve, siç theksojnë nga Viner, është një nga sigurimet e rralla, krahas atyre të obligueshme, për të cilën ekziston ndërgjegjësim i madh për rëndësinë e tij. Me policën,…

Lexo më Shumë

“Ndërtimi i autostradës ShkupBllacë është një nga prioritete kryesore të Qeverisë aktuale në sferën e infrastrukturës që kushton disa milionë euro dhe për të njëjtin do të përgatitet dokumentacion projektues gjatë vitit 2017. Ndërtimi i këtij aksi rrugor do të jetë në disa faza deri sa të realizohet në tërësi autostrada Shkup–Bllacë”, ka deklaruar zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi

Lexo më Shumë

Në Shkup sot do të organizohet marsh për Srebrenicën. Marshi do të fillojë prej Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë marshit do të lexohet mesazhi i sivjetmë i shoqatës me rastin e shënimit të gjenocidit. Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet. Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake…

Lexo më Shumë

Nata e mbrëmshme ka qenë e qetë në rajonin e Ohrit, të prekur nga lëkundjet e tokës. Është regjistruar vetëm një lëkundje 2.8 shkallë sipas Rihter. Banorët e kanë ndier këtë qetësi, sepse netëve të kaluara kanë përjetuar dhjetëra lëkundje të tokës.

Lexo më Shumë

Numri dy i SHBA-ve, Mike Pence ka folur në telefon me kryeministrin Zoran Zaev. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka përsëritur përkrahjen e deritashme amerikane për rrugën e integrimeve të Maqedonisë. Pence, në emër të presidentit Donald Trump, ia ka uruar Zaevit postin e kreut të Ekzekutivit. “Nënpresidenti e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj aspiratave euroatlantike të Maqedonisë dhe e inkurajoi Zaevin t’u japë prioritet reformave të cilat do të mundësojnë përparim të Maqedonisë në atë rrugë”, njoftoi Shërbimi për Informim i Shtëpisë së Bardhë. Nënpresidenti Pens theksoi edhe se e pret me padurim takimin me Zaevin…

Lexo më Shumë