Author: almakos

11 July Rritje prej 6% e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një nga tezat e Samitit të Triestes që pritet të mbahet nesër. Darko Malinovski nga Instituti për Politikë Evropiane thekson se është fat i madh që rajoni është në fokus të BE-së, por se varet nga ne vet vendet e rajonit se sa do të përfitojnë nga kjo mundësi. Priten projekte dhe rritje të financave, madje ka njoftime se do të ketë konkretisht edhe për Maqedoninë. Megjithatë duhet të jemi të sigurt se kjo varet shumë nga ne, se sa jemi të përgatitur për t’i shfrytëzuar këto…

Lexo më Shumë

Sot  zëvendës ministri  për transport dhe lidhje Remzi Mehmedi organizoi një takim me kryetarët dhe përfaqësues të Komunave Shqipëtare me qëllim të njohjes më nga afër të halleve dhe problematikave të tyre që ballafaqohen në realizimin e planeve, projekteve dhe punëve tjera rrjedhëse  që hasin  vet komunat dhe që në mënyrë direkte ose indirekte lidhen me problematikat që mbulon ministria për transport dhe lidhje. Takimi u prit dhe u perfaqësua pozitivisht nga të gjitha komunat  kurse zv.ministri me vëmendje të veçantë degjoi problemet e tyre dhe u siguroi atyre se ky takim nuk do të jetë i vetmi në këtë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të udhëtojë për në Trieste, ku nesër do të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Siç informon Kabineti i Bekteshit, në konferencën e cila po organizohet në suaza të “Procesit të Berlinit”, krahas temave të deritanishme të cilat përfshijnë projekte infrastrukturore për ndërlidhje transportuese dhe energjetike dhe masa reformuese për implementimin e tyre, bashkëpunim të të rinjve, çështjet e hapura dypalëshe, kriza e emigrantëve dhe lufta me terrorizmin, pritet temë dominuese të jetë integrimi…

Lexo më Shumë

Rreth 19 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë në botë janë pa ambasador ose konsull. Këtë e konfirmoi sot ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov sipas të cilit, procedura për plotësimin e këtyre vendeve tashmë ka filluar. Në njëfarë mënyre me krizën Maqedonia ngeci në vend si shtet dhe ne trashëguam një situate të vështirë me rreth, nëse nuk gabohem, 19 vende boshe për shefat përfaqësive diplomatike konsullore. Kemi pasur disa takime për këtë temë me Presidentin Ivanov. Me gjasë do të jetë e vështirë që përnjëherë të plotësohen të gjitha vendet dhe kjo punë do të shkojë me faza. Vetë procedura shkon…

Lexo më Shumë

Kuvendi edhe sot nuk ka arritur të kalojë pikën e 4 të rendit të ditës për të kaluar në pikën tjetër e cila ka të bëj me shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Në pikën ku po diskutohet në kërkesat e Avokatit të Popullit për ndryshime ligjore, deputetë opozitarë kanë vazhduar me realizimin e të drejtës së tyre për fjalime procedurale, ndërsa herë pas here qëndrimeve të tyre me replika i është përgjigjur edhe vetë Avokati i Popullit Ixhet Memeti. Derisa kanë mbetur edhe pak deputet të VMRO-DPMNE-së për fjalime procedurale, shumica parlamentare është e gatshme që sot të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Me letër dërguar deri tek kryeministri Zaev dhe ministri të jashtëm Dimitrov, një grup i deputetëve të VMRO DPMNE-së kërkojnë që të jenë të përfshirë në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Sipas deputetit opozitar Ilija Dimovski, këtë kërkesë e bëjnë meqë për qeverinë paraprake ka pasur pesë pikë problematike në marrëveshjen, ndaj për këtë arsye, siç shprehen, partia më e madhe politike në vend nuk është dashur të përjashtohet nga procesi. Ne tashmë 15 ditë e kërkojmë këtë informatë. Nuk kemi kurrfarë marrëveshje. Kjo është edhe njëra prej arsyeve pse vendosëm të formojmë dhjetë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja taktizon me ligjin për gjuhën shqipe. Partia e Nikolla Gruevskit nuk do të propozoj një ligj për shqipen sic paralajmëroi një ditë më parë, por fillimisht do ta presë propozimin e shumicës parlamentare. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i cili jo më larg se dje paralajmëroi se VMRO-ja do të shqyrtojë mundësinë për të iniciuar ligj për shqipen, sot deklaroi se opozita fillimisht do të hetojë se çfarë fshihet pas propozimit të shumicës. Ligjin për gjuhët duhet ta shohim çfarë përmban propozimi i shumicës, çfarë përmban ai ligj dhe për çfarë janë marrë vesh. Neve disa herë para…

Lexo më Shumë

11 July Në prag të fushatës për zgjedhjet lokale ka nisur bartja e mbeturinave nga deponia jolegale në hyrje të Tetovës, pas stërmbushjes së saj, gjatë periudhës së përmbytjeve të fshatit Poroj. Ndërsa nesër do të bëhet përurimi i pikës së re për ngarkim shkarkimin e mbeturinave. Nga Ndërmarrja publike komunale Tetova- Tetovë, sot nuk kanë pranuar që të flasin para kamerave, për fillimin me bartje të mbeturinave këtu në hyrje të Tetovës, në deponinë e egër. Nga NPK shkurt sqaruan se, deklaratë për media do të ketë nesër, sepse do të jetë ditë festive nga se do të lëshohet…

Lexo më Shumë

Dita 41. Pra, kaq kohë ka kaluar prej se qeveria e kryeministrit Zoran Zaev e mori pushtetin. Megjithatë, transparenca dhe llogaridhënia në procesin e qeverisjes nuk njeh afat të shkurtër apo të gjatë. Pas emërimit të ministrave të rinj, ende mungojnë biografitë e tyre në faqen zyrtare të qeverisë. Shumë nga ministritë ende nuk kanë caktuar zëdhënës. Opinioni përmes rrjeteve sociale mëson për punësimet e caktuara në institucionet qeveritare, dhe jo nga qeveria. Ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski thotë se në qeveri ende nuk ka kushte themelore teknike për t’i informuar qytetarët. Kjo qeveri nuk ka një…

Lexo më Shumë

Në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari, sot u bë falja e namazit të xhenazes së 71 viktimave të gjenocidit që ndodhi në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, “zonën e sigurtë” të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA). Namazi i xhenazes u udhëhoq nga kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, Husein Efendi Kavazoviç. Mijëra njerëz arritën në Potoçari për të përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Pas përkujtimit, në Potoçari u fal namazi i xhenazes, ndërsa pastaj filloi bartja e arkivoleve nga Qendra Memoriale. Të mbijetuarit e Srebrenicës, familjarët e të vrarëve, miqtë dhe…

Lexo më Shumë

11 July Ambasadorja e Gjermanisë në largim, Kristinë Althauzer vlerëson se Maqedonia e qëndrueshme dhe progresive është në interes të vendit të saj dhe pikërisht për këtë qëllim Gjermania bashkë me shtetet e tjera të BE-së dhe SHBA-ja po e ndihmojnë vazhdimisht atë. Althauzer tha se nuk mund të parashikojë nëse Maqedonia vitin e ardhshëm do të marrë datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por inkurajoi realizimin e reformave të harmonizuara në Projektin e Qeverisë të njohur si 3-6-9. E ashtuquajtura 3-6-9 është shumë interesante, i përmban të gjitha elementet e aktiviteteve reformuese nga “Blueprinti” për reformat…

Lexo më Shumë