Dita 41. Pra, kaq kohë ka kaluar prej se qeveria e kryeministrit Zoran Zaev e mori pushtetin. Megjithatë, transparenca dhe llogaridhënia në procesin e qeverisjes nuk njeh afat të shkurtër apo të gjatë. Pas emërimit të ministrave të rinj, ende mungojnë biografitë e tyre në faqen zyrtare të qeverisë. Shumë nga ministritë ende nuk kanë caktuar zëdhënës. Opinioni përmes rrjeteve sociale mëson për punësimet e caktuara në institucionet qeveritare, dhe jo nga qeveria.
Ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski thotë se në qeveri ende nuk ka kushte themelore teknike për t’i informuar qytetarët.
Kjo qeveri nuk ka një sistem të tillë steril të komunikimit, një sistem për të komunikuar, që kjo të jetë vetëm përmes zëdhënësve, ekipe të njerëzve do të punojnë në komunikimin e ministrive, në kabinetin e kryeministrit në radhë të parë, me qytetarët. Prandaj në qeveri është duke u bërë, është në fazën e formimit një ekip në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun – deklaroi Robert Popovski, Ministri i Komunikimit, llogaridhënies dhe transparencës, përcjell Alsat.
Lidhur me biografitë e papublikuara të ministrave, Popovski shpjegoi se kjo është për shkak të problemeve teknike, edhe pse ata ishin të njohur tashmë për shkak se kanë qenë në shqyrtim edhe në parlament. Në çështjen e angazhimit të personave nga OJQ-të, pa ndonjë informacion zyrtar, përveç publikimit personal në Facebook, ministri tha:
Këshilltarët zyrtar të Kryeministrit tashmë janë publikuar disa prej tyre, për ta publiku e di.Të gjitha emërimet apo pozita më të rëndësishme do të shpallen publikisht dhe në mënyrë transparente – tha Robert Popovski, Ministri i Komunikimit, llogaridhënies dhe transparencës.
Afati është i shkurtër për të folur për transparencë, thotë komunikologu Marko Troshanovski. Por, sipas tij, fshehtësia e negociatave me Bullgarinë dhe punësimet në nivelet më të ulëta mbeten të paqarta dhe të panjohura për opinionin.
Marrëveshja për sa i përket përmbajtjes, që unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të jetë transparente, si në pjesën e kompetencave dhe kualifikimeve të tyre, që ne si opinion ose i mësojmë nëpërmjet rrjeteve sociale ose nëpërmjet përpjekjeve personale dhe hulumtimeve – deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”
Pikërisht për këtë çështje, Troshanovski vlerëson se personat e emëruar në poste drejtuese duhet të publikisht të shpallen, së bashku me biografinë e tyre profesionale, por kjo nuk duhet të praktikohet edhe për nivelet më të ulëta.

