Një shqiptare e ardhur nga Italia ka marrë fjalën në protestën e 20-të qytetare në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ku ka deklaruar se i kanë vjedhur pronat e saj në Fier.
Ajo nuk ka kursyer as akuzat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, të marrë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.
Sipas zonjës, Balluku ka vjedhur pronat në Fier së bashku me Ben Qimen dhe Baftjar Zeqon.
Shqiptarja nga Italia: Falenderoj të gjithë këtë popull të mrekullueshëm. Kam bërë 35 vite gjyqe në Lushnj për pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha, Sali Berisha, kanë marrë Divjakën dhe ne nuk kompensohemi. Rinia shqiptare si do të jetojë?
Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik i popullit. Ku vjen fundi? Ne të persekutuarit nuk morëm dhe nuk fituam asgjë. Rroftë gjithë ky popull, populli i Rrjollit, populli i Zvërnecit. Rama në burg, Berisha në burg, Balluku në burg.
E kanë deputete. Të gjithë oligarkët e Monika Kryemadhit i zotëron kjo. Të gjitha pronat i ka vjedhur kjo me Ben Qimen në Fier dhe Baftjar Zeqon në Fier.
The post “Rama në burg, Balluku në burg!” – Shqiptarja nga Italia në protestë: Belinda ka vjedhur të gjitha pronat në Fier me Ben Qimen dhe Baftjar Zeqon appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

