“Serbia gaboi para 20 viteve kur e pranoi Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte korekte ndaj Greqisë”. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit që pati në Athinë me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocias. Daçiq shtoi se Shkupi gjithmonë ka pasur qasje negative rreth çështjes së Kosovës. “Mendoj se Serbia ka bërë gabim para 20 viteve kur e pranoi Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte korekte ndaj Gërqisë, ndërkaq Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën dhe Metohinë. Ata e pranuan pavarësinë e Kosovës dhe votuan…
Author: almakos
Sipas të dhënave (jo zyrtare) 95 përqind e bashkëpunëtoreve të ri në Adminstratën shtetërore, të inkuadruar, në kuadër të MO-së, nuk kanë lëvizur nga pozita e punës, prej bashkëpunëtorit të ri. Edhepse ata janë pranuar me shkollë të mesme, pas katër viteve, siç flasin administratorët, ata kanë mbaruar edhe fakultet, por nuk ka rritje të pagës, as edhe rritje të pozitës. Administratori nga Prokuroria e Lartë Publike, Shiqiri Korumi, thotë se katër vite që ka kryer fakultetin, nuk ka ndonjë përparësi, kjo ndodh edhe me shumë administrator të tjerë. Ndërsa, eksperti juridik, Bajram Pollozhani dhe profesoresha për Administratë publike dhe…
BDI dhe PDSH bëjnë koalicionin e parë, por të fshehtë, në këshillin komunal të Bogovinës që i mundësoi kështu BDI-së të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës. Me nëntë vota pro dhe tetë kundër, në krye të kësaj komune është zgjedhur Lumturije Ilijazi, këshilltare e deritanishme e BDI-së. Kjo është arritur falë mbështetjes së tre këshilltarëve të PDSH-së, përderisa këshilltarët e tjerë të LR-PDSH-së, një këshilltar i zgjedhur nga lista e RDK-së dhe një këshilltarë i pavarur kanë mbështetur kandidatin e opozitës. Balansi i numrave në këshillin e Bogovinës ka ndryshuar në çastet e fundit pasi deri dje…
Në Shkup sot u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Si deri te rregullativa ligjore e cila do t’i mbrojë organizatat qytetare nga inspektimet arbitrare dhe kontrollet në fushën e punës tatimore dhe financiare? Për qëllim kjo tryezë kishte rekomandime për ndryshime ligjore. Ku dhe u prezantuan aktivitetet dhe përvojat e zbatuara deri më tani nga inspektimet dhe kotnrollet e kryera, si dhe u debatua për ‘Policy Brief’ dhe nismën për para Gjykatës kushtetuese të RM-së për kontestim të dispozitave nga Ligji për tatimin personal të të ardhurave, njohton Almakos. Sipas përfaqësuesve u tha se është i nevojshëm saktësim i…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka përkujtuar 22 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës (11.07.1995). Me këtë rast Kasami ka shkruar se Srebrenica është një dëshmi se holokausti mund të përsëritet. Ja shkrimi i plotë i Bilall kasamit në Facebook: Në përvjetorin e Srebrenicës gjithnjë na kthehet rrënqethja se për sa pak pakujdesi të ndërgjegjes ka nevojë krimi, që të shkaktojë tragjedi me përmasa gjenocidi. Srebrenica është dëshmia më e mirë se holokausti mund edhe të përsëritet, ndërsa sa herë që vjen 11 korriku, në ndërgjegjen tonë zgjohet keqardhja dhe pikëllimi se sa e vështirë ka qenë dhe është të…
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka shprehur mesazh përkujtimi për boshnjakët e vrarë në gjenocidin e Srebrenicës, raporton AA. Me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Çavuşoğlu në rrjetin social Twitter ka theksuar se nuk do t’i harrojnë boshnjakët e vrarë dhe se “Gjenocidi që harrohet përsëritet”. “I përkujtojmë vëllezërit tanë që i humbëm në gjenocidin që ndodhi para 22 viteve”, ka shkruar ministri Çavuşoğlu. Ndryshe, gjenocidi i Srebrenicës, i cili cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në të cilën u masakruan mbi tetë mijë boshnjakë, ngelet në…
Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se në gjenocidin në Srebrenicë 22 vite më parë janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia, raporton Anadolu Agency (AA). Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me rastin e 22 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët. “Në vitin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicës zemra jonë dhe mendimet tona janë me viktimat e gjenocidit dhe me familjarët e miqtë e tyre. Sot përkujtojmë me nder…
Në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari u bë varrosja e mbetjeve mortore të 71 viktimave të gjenocidit që ndodhi në verën e vitit 1995 në Srebrenicë, i cili cilësohet si tragjedia më e madhe e njerëzimit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton AA. Në mesin e të varrosurve është edhe 15-vjeçari Damir Suljiç. Ai u varros pranë babait të tij, gjyshit dhe xhaxhait. Damir (Kemal) Suljiç, eshtrat e të cilit u gjetën në një varrezë masive në Bljeçevë, është viktima më e re e gjenocidit mbi popullin boshnjak në “zonën e sigurisë” të Kombeve të…
Potenciali për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Australisë është i madh, ndërsa vizita e parë e sotme e ministrit australian të Punëve të Jashtme të Maqedonisë është fillim i mirë që ai të fillojë të shfrytëzohet. Urë e këtij bashkëpunimi është diaspora e numërt e Maqedonisë në Australi, vlerësuan në konferencën e sotme për shtyp ministrja australiane e Punëve të Jashtme Xhuli Bishop dhe nikoqirit të saj shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Sipas ministres Bishop, shumë gjatë kohë nuk ka ndodhur një vizitë e këtillë në vend dhe shfaqi shpresë se ato do të jenë më të shpeshta në…
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Ivo Vajgëll, deklaroi se çdo ditë e ndjek situatën në Maqedoni por që “sot ende është herët të flitet për disa rezultate të vërteta të Qeverisë së re”. Megjithatë, shton Vajgëll në deklaratën për korrespondentin e MIA-s nga Strasburgu, dinamika e punës dhe deklaratat programore theksojnë se Qeveria seriozisht e ka kuptuar sugjerimin se duhet t’i qasen reformave”. “Disa herë kur debatonim për atë se si duhet të funksionojë Qeveria e re dhe prej nga të fillohet, unë çdoherë jam sugjeruar se ajo që ishte mirë të vazhdohet. Që para disa viteve ajo në…
11 July Rritje prej 6% e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një nga tezat e Samitit të Triestes që pritet të mbahet nesër. Darko Malinovski nga Instituti për Politikë Evropiane thekson se është fat i madh që rajoni është në fokus të BE-së, por se varet nga ne vet vendet e rajonit se sa do të përfitojnë nga kjo mundësi. Priten projekte dhe rritje të financave, madje ka njoftime se do të ketë konkretisht edhe për Maqedoninë. Megjithatë duhet të jemi të sigurt se kjo varet shumë nga ne, se sa jemi të përgatitur për t’i shfrytëzuar këto…
Sot zëvendës ministri për transport dhe lidhje Remzi Mehmedi organizoi një takim me kryetarët dhe përfaqësues të Komunave Shqipëtare me qëllim të njohjes më nga afër të halleve dhe problematikave të tyre që ballafaqohen në realizimin e planeve, projekteve dhe punëve tjera rrjedhëse që hasin vet komunat dhe që në mënyrë direkte ose indirekte lidhen me problematikat që mbulon ministria për transport dhe lidhje. Takimi u prit dhe u perfaqësua pozitivisht nga të gjitha komunat kurse zv.ministri me vëmendje të veçantë degjoi problemet e tyre dhe u siguroi atyre se ky takim nuk do të jetë i vetmi në këtë…

