“Serbia gaboi para 20 viteve kur e pranoi Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte korekte ndaj Greqisë”. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit që pati në Athinë me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocias. Daçiq shtoi se Shkupi gjithmonë ka pasur qasje negative rreth çështjes së Kosovës.
“Mendoj se Serbia ka bërë gabim para 20 viteve kur e pranoi Shkupin nën emrin Republika e Maqedonisë. Kjo nuk ishte korekte ndaj Gërqisë, ndërkaq Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj çështjes për Kosovën dhe Metohinë. Ata e pranuan pavarësinë e Kosovës dhe votuan për pranim të Kosovës në UNESCO”, deklaroi Daçiq.
Daçiç theksoi se vendi i tij nuk do të ndërmarrë asnjë hap që do të mund të prishte stabilitetin e rajonit dhe se Serbia ndryshe nga disa popuj të tjerë nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë pjese të Greqisë.
“Serbija ka bërë gabim të madh. E gjithë Evropa dhe e gjithë bota e përdorin titullin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërkaq ne i kemi goditur shuplakë vëllezërit tanë grek dhe tani presim nga grekët që të mos e pranojnë Kosovën. Ndërkaq Maqedoninë e pranojmë duke i ofenduar grekët, derisa ata (maqedonasit) gjithmonë votojnë për Kosovën. Unë duhet të them se ne jemi të çmendur”, tha Daçiq.
Me një gjuhë të ngjajshme sa i takon votës “pro” të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pati komentuar edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Ai në një debat të hapur në RTVM, pati thënë se kur të vendoset për hyrje në UNESCO dhe mbrojtje nga UNESCO të objekteve në Kosovë, Maqedonia duhet të qëndrojë neutrale. Zaev kritikoi Qeverinë e mëparshme për faktin që ka mbajtur anë në një proces të tillë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Daçiq: Serbia gaboi që e pranoi Shkupin me… by tvshenjaofficial

