Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka përkujtuar 22 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës (11.07.1995). Me këtë rast Kasami ka shkruar se Srebrenica është një dëshmi se holokausti mund të përsëritet.
Ja shkrimi i plotë i Bilall kasamit në Facebook:
Në përvjetorin e Srebrenicës gjithnjë na kthehet rrënqethja se për sa pak pakujdesi të ndërgjegjes ka nevojë krimi, që të shkaktojë tragjedi me përmasa gjenocidi.
Srebrenica është dëshmia më e mirë se holokausti mund edhe të përsëritet, ndërsa sa herë që vjen 11 korriku, në ndërgjegjen tonë zgjohet keqardhja dhe pikëllimi se sa e vështirë ka qenë dhe është të jesh i ndryshëm në Ballkan.
Pastë paqe shpirti i viktimave të Srebrenicës dhe i të gjitha viktimave që e kanë ujitur me gjak Ballkanin që nga Bosnja, Tivari, Reçaku, Bllaca e deri në Prevezë dhe kurrë mos u kthefshin ato skena!
Sot të gjithë jemi me nënat e Srebrenicës!Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA