Një grup i qytetarëve sot në mesditë u mblodhën para xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga ku filluan Marshin e Paqes për Srebrenicën, për të kujtuar vuajtjet e viktimave të pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë që ndodhi 22 vjet më parë, raporton Anadolu Agency (AA). Kolona shkoi deri në qendër të qytetit, nga ku dërgoi mesazhin e se bashkëndjenë me familjet e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe me të gjithë boshnjakët, dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Kryetari i Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve të Maqedonisë, Xhemil Bektoviç, në fjalimin e tij tha…
Author: almakos
Pas gati gjashtë javësh qeveria e Zoran Zaevit arriti të emëroj drejtorë dhe ushtrues detyre në vetëm 12 pozita dhe të ndërrojë këshillin drejtues të vetëm një institucioni. Nëse e krahasoni me qeverinë e Nikolla Gruevskit, e cila në seancën e parë, në gusht të vitit 2006 mori 140 vendime për shkarkime tani puna shkon ngadalë. Ministri i Administratës dhe nënkryetar i LSDM-së Damjan Mançevski thekson se vendosja e qeverisë së re është vështirësuar nga ligjet e miratuara nga qeveria e mëparshme. Për ta ndërruar drejtorin e një Ndërmarrje publike, parakusht është që të ndërrohet këshilli drejtues i ndërmarrjes publike.…
Me rastin e shënimit të përvjetorit nga tentativa për grusht shtet në Turqi, e cila ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar dhe për të cilën përgjegjëse është organizata terroriste FETÖ, ashtu sikurse në shumë vende të rajonit e më gjerë, edhe në Maqedoni do të organizohen aktivitete të ndryshme në shenjë kujtimi të kësaj ngjarjeje.
Gati se dhjetë ditë nuk ka asnjë gjurmë nga 79 vjeçari Aqif Abdullahu me vendbanim në Çarshinë e Epërme në Tetovë. Ai është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe familja edhe përkundër kërkimeve të shumta ende nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e tij. Rasti për largimin nga shtëpia të 79 vjeçarit, Aqif Abdullahu, është denoncuar në policinë e Tetovës, por kërkimet kanë rezultuar pa sukses. “Më 1 korrik në Sektorin për Punë të Brendshme është denoncuar se nga shtëpia është larguar 79 vjeçari A.A., i cili ka pasur probleme shëndetësore, gjegjësisht ka vuajtur nga skleroza. Pasi që…
Një ekip arkeologësh i ka vazhduar kërkimet arkeologjike në lokalitetin Vërbjanska Çuka, në veri të Pellagonisë, ndërmjet fshatrave Sllavej dhe Vërbjan të Komunës Krivogashtam, të filluara një vit më herët. Agjencia AIM shkruan se vitin e kaluar hulumtimet nxorën në pah mbetje arkeologjike të periudhës neolitike, respektivisht të një lagje neolitike, si edhe të dhëna që dëshmojnë për jetën shoqërore, besimin e bujqve të parë në ato anë. Ekipi pret që nga hulumtimet të dalin të dhëna për arkitekturën e kulturës materiale të bujqve të periudhës së neolitit, si edhe të bëhet një rindërtim thelbësor i mënyrës së ushqimit, botës…
Trajnim për aftësi të buta, mentorim nga ana e të punësuarve në qendrat për punë sociale dhe Agjencia për Punësim dhe përfshirje në praktikë, në masë të madhe e rritin motivimin, por edhe mundësitë për punësimin e personave nga kategoritë e cenueshme sociale, ka treguar realizimi i pilot programit që “Finance Think” në 20 muajt e fundit e ka zbatuar me qendrën për mbrojtje të fëmijëve dhe familjare KMOP nga Athina. “Pilot programi kishte për qëllim të inkurajojë motivim të personave nga kategoritë e cenueshme, punësimin e tyre dhe afrimin në tregun e punës. Ajo ka përfshirë disa masa, si…
Anëtari mysliman i Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, i ka bërë thirrje sot në Potoçari popullit serb, liderëve dhe elitës intelektuale serbe, që ta pranojnë të vërtetën dhe të mos e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. “Ky është hap i cili do t’i kontribuoj pajtimit të të gjithë neve”, tha Izetbegoviq në tubimin përkujtimor në Potoçari dhe ka shtuar se “nga komuniteti ndërkombëtar e vërteta kërkon që të prngohen Srebrenicat e ardhshme”. Ai ka theksuar se për boshnjakët, Srebrenica është “plaga më e thellë” të cilën nuk askush kurrë nuk do ta harroj. “Ajo që ka ndodhur këtu në vitin 1995 është mirë…
Zhvillimi i përvojave ekzistuese dhe përmirësimi i njohurive për komunikimin me rrezik, në kushte kur nga dita në ditë në korniza evropiane dhe botërore janë duke u ashpërsuar kriteret për siguri në ushqim janë sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia për ushqim dhe veterineri si institucion përgjegjës për sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve. Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri, Zoran Atanasov, në fjalimin në ditën e parë të Punëtorisë dyditore për komunikim me rrezik, që mbahet në Shkup me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Evropiane për Siguri në Ushqim -…
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu sot priti takim rektorin e Universitetit të Tetovës (UT), Porf. Dr. Vullnet Ameti. Bashkëpunimi në mes dy institucioneve ishte tema kryesore në këtë takim të parë të zëvendësministrit Ganiu me rektorin Ameti. Zëvendësministri Ganiu fillimisht uroi rektorin Ameti për marrjen e mandatit të ri katërvjeçar dhe njëkohësisht u shpreh se Ministria e Arsiimit dhe Shkencës do të vazhdojë mbështetjen ndaj Universitetit të Tetovës. Realizimi i projekteve të përbashkëta do të jetë në fokus të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit në këtë vatër arsimore. Ai tha se Universiteti…
Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm dhe se sinqerisht solidarizohet me familjet e viktimave. Gjatë një emisioni televiziv, ai tha se tani marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve janë të një rëndësie jetike për të ardhmen dhe se të dy popujt kanë nevojë për njëri-tjetrin, përcjell Tesheshi.com. Vuçiç tha se Serbia nuk kishte marrë një ftesë për shënimin e përvjetorit të krimeve në Potoçar dhe se ata që kanë shkuar prej Serbisë atje më herët, mund të shprehin opinionin e tyre dhe thonë se atje ka pasur një gjenocid. Sipas tij, është…
Lumturie Ijazi është zgjedhur si ushtruese e detyrës së kryetares së Komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetje të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së ndërsa këshilltarët e LR-PDSH-së ishin kundër. Kundër-kandidat i saj ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH. Pas vdekjes të kryetarit të komunës së Bogoviës, Hazbi Idrizit, Komuna ka mbetur pa kryetar ose përkatësisht pa ushtrues detyre, gjë që ka rezultuar në ngecjen e procesit të marrjes së rrogave të 500 të të punësuarëve në arsim dhe në administratë.
Sekretari Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, i cili prej dje ndodhet për vizitë në Maqedoni, sot pati takime me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në takime, u diskutua për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Union. Gjithashtu, u fol edhe për Plani 3-6-9. Pas takimit me ministrin e jashtëm Dimitrov, diplomati gjerman tha se deri tani Maqedonia nuk ka qenë në rrugën e duhur, ndërsa tani ka…

